Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane,Shitet Apartament+Sip.Tregtare(51+19)=70m²,Kati I, buzë trotuarit/Lanës, Cmim200'000euro- Blv.B.Curri,Pallat 5 kat, segment D.Policisë Shtetit/








    Tirane,Shitet Apartament+Sip.Tregtare(51+19)=70m²,Kati I, buzë trotuarit/Lanës, Cmim200'000euro- Blv.B.Curri,Pallat 5 kat, segment D.Policisë Shtetit/





























    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    3 Ministria e jashtme | Brryli





    Tipi



    apartament





    Siperfaqja m²



    70





    Nr dhoma



    2+1





    Kati

    Kati

    0





    Cmimi Euro

    200000








    Shitet Apartament si Sipërfaqe tregtare/ish-apartament 1+1, plus shtesa me sipërfaqe përgjithshme 70.5m2, në katin I, përdhes, buzë trotuarit, në një Pallat ekzistues 5-katësh, i cili gjendet në krahun e djathtë, pasi kalon ish-Ministrinë Shëndetësisë/Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, 70m para Urës së Brryllit/ose përballë Ministrisë së Jashtme. Në një zonë mjaft të preferuar, dhe me shumë avantazhe.
    Zona: Kjo është një ndër zonat më të preferuara dhe bën pjesë në zonat më kryesore dhe qendrore të Tiranës, shumë afër qendrës Tiranës, e cila ndodhet buzë unazës qendrore, në anë të Blv."Bajram Curri", e cila është një zonë e vjetër dhe akualisht vlerësohet, si një ndër zonat më të preferuara për banim nga ana ambjentale, ekologjike, hapësirave, e cila është në pjesën e ngritur, me pak pjerrësi dhe është afër malit të Dajtit. Pas viteve 1990, katet e para të ndërtesave buzë bulevardit(unazës) u kthyen në sipërfaqe tregtare, duke i dhene shumë gjallëri unazës dhe zonës, ku edhe sot vazhdojne të kryejnë funksione të shumëllojshme komerciale. Në zonë gjenden disa institucione të qeverisë qendrore si: Drejtoria e Policisë së Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme, Materniteti "Koço Glozheni", QKB/QKL... etj, duke i shtuar vlerat. Kjo bën pjesë në zonat më kryesore të Tiranës, e mirë pozicionuar, e integruar dhe lehtësisht e aksesueshme nga të gjitha drejtimet e hyrje/daljeve të Tiranës.
    Pallat Ekzistues 5-katësh me tulla të kuqe, i suvatuar, me xoklaturë (ngritur nga toka mbi 1m), ndërtuar rreth viteve 1985-1986, i pozicionuar buzë Unazës-Lanës, me pamje nga veri-perëndimi dhe Lindje/Jug-Lindje,duke filluar nga ish-ndërtesa Min.Shëndetësisë/ose Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe i shtrirë linjën e parë, buzë trotuarit/Unazës-Lanës, në Blv.Bajram Curri (përballë Min. Jashtme). Pallati është me tulla të kuqe të plota, muret e jashtme dhe mbajtëse të gjëra (40-50cm), pallati nga jashtë është i suvatuar, me shkallë të bollshme, me dritë natyrale. Pallati ka dy disa hyrje nga para (trotuari-unaza) dhe disa nga pjesa e pasme (ku gjenden 1-kopësht fëmijësh e 1çerdhe), në çdo kat, ka nga 3-apartamente, pallati është i mirë-mbajtur. Nga pjesa e pasme e pallatit janë bërë disa shtesa në anësore, tashmë te legalizuara dhe apartamentet janë zgjeruar mbi 20m2.
    Apartamenti/sipërfaqja tregtare 51m2+19.5m2 =70,5m2 , në katin e I, përdhes, me sipërfaqe ekzistuese 51m2 dhe shtesa prej 19.5m2, të cilat janë të integruara. Apartamenti/Sipërfaqa tregtare është me pamje nga të dyja anët (Veri-Perendim)/unaza-Lana dhe nga jug-lindja(pjesa mbrapa). Nga ana e unazës-Lanës ngjitesh me 4-shkallë për të hyrë në sipërfaqen tregtare, si dhe pjesa e pasme me 3-shkallë.
    Apartamenti është i ndarë në dy pjesë kryesore, -Pjesa ballore nga ana trotuarit-Lanës, e cila është sipërfaqe tregtare dhe shfrytëzohet si e tillë dhe -Pjesa e pasme, e cila funksionon dhe shfrytëzohet si apartament banimi. Pjesa ballore-tregtare zë rreth 30m2 dhe përbëhet nga pjesa funksionale tregtare dhe tualeti, ndërsa pjesa e pasme, apartamenti përbëhet nga një dhomë gjumi, pjesa e ndënjes me kuzhinë dhe një banjo. Të dyja pjesët janë të restauruara, pra suvatim i ri, mureve dhe tavani, shtrimi me pllaka, si dhe instalimet elektrike dhe hidraulike të reja. Poshtë apartamentit të banimit dhe me hyrje nga mbrapa gjendet edhe një bodrum prej 50m2, i cili është komplet i thatë dhe me mundësi praktike shfrytëzimi nga apartamenti mbi të, si nga para pallatit dhe nga pjesa mbrapa.
    Gjitashtu, ekziston edhe një mundësi, ku sipërfaqes prej 70m2, dhe mund ti shtohet edhe një sipërfaqe ballore/fasadë rreth 20m2 dhe e gjithë fasada, buzë trotuarit shkon rreth 9m e gjërë, dhe prona merrë një formë katrore me një sipërfaqe rreth 90m2 dhe me mundësi për tu bërë 2-Njësi/Prona me nga 45m2.
    Shfrytëzimi i mëparshëm e aktual: Prej shumë vitesh, si dhe aktualisht kjo hapësirë (apartament plus shtresë) është përdorur si sipërfaqe tregtare pjesa ballore, ndërsa pjesa e pasme është shfrytëzuar si apartament banimi. Të dyja pjesët janë aktualisht me qera dhe të dyja së bashku gjenerojne mbi 70mijë lek të reja në muaj.
    Destinacionet: Kjo pronë për pozicionin që ka mund të shfrytëzohet për shumë drejtime në rast se rikonstruktohet: për shërbime famaceutike, për shërbime financiare dhe bankare, për shërbime noteriale dhe studio të ndryshme ligjore, kontabiliteti etj.
    Dokumentacioni: Të dyja pjesët -Apartamenti banimit dhe -Sipërfaqa tregtare janë me dokumentacion të rregullt, Çertifikatë Pronësie.
    Çmimi i Shitjes: Apartamenti bashkë me Njësinë tregtare (51+19)=70m2 , shitet me 200'000 euro(€), shiten bashkë me kontratat e qerasë.
    Adresa:Në Blv."Bajram Curri", Pallati nr.258, buzë trotuarit-Lanës, segmenti nga Drejtoria e Policisë së Shtetit/ish-Min.Shëndetësisë(pranë autobebit) deri tek kryqëzimi/Ura e Brrylit ose përballe Ministrisë së Jashtëme. adgss
    Cel:0696281433 adgss
    *******************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp

















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X