Korce, shitet Vile 4+1 Kati 2, 179 m²
Korce
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
179
m²
Nr dhoma
4+1
Kati
Kati
2
Shitet Vilë me Vlera Historike në Korçë - Monument Kulture i Kategorisë së Parë
Shtëpia që publikojmë për shitje, është një Monument Kulture me vlerë të veçantë për qytetin e Korcës dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Në këtë vilë është krijuar Shkolla e Parë e Vajzave, apo Shkolla Shqipe e Vashave në Korçë e themeluar më 23 tetor 1891.
Themelimi i shkollës së parë shqipe po në Korçë më 1887, frymëzoi Gjerasim Qiriazin dhe motrën e tij Sevasti Qiriazi-Dakon të hapin një shkollë për vajza. Me ndihmën e Naim Frashërit dhe veçanërisht misionarëve amerikanë dhe anglezë.
Fillimisht shkolla u hap në një shtëpi në të cilën Gjerasimi me të motrën Sevastia banonin me qira. Në shtator 1892 shkolla u çel në ndërtesën e re që bleu Gjerasimi në lagjen e re aty afër vendit që quhej “Çezma e Arave”. Aty vazhdoi derisa u mbyll më 10 korrik të vitit 1914.
Shtëpia është 2 katëshe
Spërfaqja e truallit 178.18m
Sipërfaqje ndërtimit 82m / kat.
Shtëpia është e organizuar, si më poshtë:
- kati e parë: korridor, dhomë gjumi, dhomë ndenjeje bashkë me kuzhinën dhe një tualet.
- kati i dytë përbëhet nga 2 dhoma.
Pjesa tjetër e shtëpisë ka një oborr prej 96.18m.
Shtëpia ka nevojë për rikonstruksion, por duke qenë Monument Kulture i Kategorisë së parë mund të aplikohet për grante nga Ministria përkatëse apo/edhe nga Organizata dhe Fondacione të huaja që investojnë për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri.
IDEALE PËR BUJTINË DUKE QENË NJË ATRAKSION I PADISKUTUESHËM PËR TURISTËT E HUAJ DHE SHQIPTARË.
DISPONON DOKUMENTACION TË RREGULLT HIPOTEKOR
Cell: +355675066311
+355672085113