Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Shitet Apartament/në katin ±1, bodrum, tip 2+1,Sip.64 m², Cmimi 65'000 euro -diskutueshëm, Rr.'Dibrës", nga Medreseja/Klinika Ortodokse deri








    Tirane, Shitet Apartament/në katin ±1, bodrum, tip 2+1,Sip.64 m², Cmimi 65'000 euro -diskutueshëm, Rr.'Dibrës", nga Medreseja/Klinika Ortodokse deri





































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    8 Selvia | Rr. e Dibres | Gj. Partizani





    Tipi



    apartament





    Siperfaqja m²



    64





    Nr dhoma



    2+1





    Cmimi Euro

    65000








    Shitet:Apartament në bodrum,tipit 2+1, aneks, banjo, sipërfaqe 64.04m2, kati ±1 (Bodrum, pallat ekzistues 4-katësh me bodrum,me tulla të kuqe i suvatuar buzë trotuarit, me hyrje nga mbrapa, brenda unazës qëndrore, në rrugën e"Dibrës"/segmenti(nga Medreseja/Klinika Ortodokse deri tek farmacia nr.10/kryqëzimi i Spitaleve "Nënë Tereza" Tiranë.
    Zona Medresesë/Rruga Dibrës: është një ndër zonat/rrugët më të njohura dhe të preferuara në Tiranë, 1.2km /10minuta ne kembe nga qendra e Tiranës dhe ngjitur me unazen qendrore te Tiranes, si nga Rr.Ferit Xhajko" dhe nga Rr.Bardhyl. Zona e Medresese dhe kjo pjese e rruges se Dibres eshte mjaft e zhvilluar; si nga ana e tregtise me pakice dhe shumicë(tregu Medresese), ashtu edhe nga institucionet shëndetsore (klinika Ortodokse, laboratore te ndryshme, farmaci, qendra spitalore "Nënë Tereza"...etj) dhe arsimore (shkolla të mesme dhe universiteti mjeksisë etj). Kjo eshte nje zone me pak pjerrësi, e pozicionuar gjeografikisht mjaft mirë në krahun/drejtimin e malit të Dajtit, ne veri/veri-lindje të Tiranës, e populluar, me pallate si te vjetra dhe te reja, e mire-integruar me të gjitha zonat dhe arteriet e tjera te Tiranes, me infrastrukture rrugore te sistemuar, ne te kalon aksi kryesor Kinostudio-Kombinat, si dhe eshte ngjitur me unazen qendrore.
    Pallat ekzistues 4(3+1)-katësh, ndërtim i viteve 1960-70, me tulla të kuqe të plota, i suvatuar nga jashtë, me shkallë me dritë e ajrosje natyrale. Pallati është në linjën parë, në krahun e djathtë në ngjitje nga Medreseja për tek Farmacia nr.10/Spitalet buzë rrugës/trotuarit të rrugës së "Dibrës". Pallati është i pozicionuar/shtrirë përgjatë rrugës së Dibrës me pamje më të madhe nga veri/perëndimi(ana e rrugës Dibrës/Medreseja) dhe jug/lindja(ana e brendëshme/hyrjet e pallatit), ku fillon edhe rruga "Riza Cerova". Aksesi për në pallat me autovetur, si nga rruga Dibres, Unaza/rr."Bardhyl" dhe rr."Riza Cerova". Pallati është me 3-hyrje dhe në çdo kat ka nga 3-apartamente. Pjesa (mbrapa) nga janë hyrjet e pallatit, aktualisht është në rikonstruksion total, në të gjithë gjatësine nga rr. "Riza Cerova" deri tek Shkolla "Skënder Caci".
    Apartameti: është në bodrum dhe në dokumentacion figuron apartament i tipit 2+1, me një koridor, me 1-banjo, në katin kati ±1 (Bodrum), me sipërfaqe 64.04m2. Apartamenti është relativisht i bollshëm, i pa-rikonstruktuar, por i banueshëm, me pamje/pozicion nga veri/perëndimi(rr.Dibrës) dhe jug/lindje. Lartësia nga niveli i tokës është 122cm dhe lartësia totale shkon në 220cm, por që mund të shkojë deri në 270cm, nëse ulet pak dyshemeja. Dritaret janë pak mbi nivelin e tokës/trotuarit, ku dy dritare janë nga rruga e Dibrës(veri/veri-perëndim), ndërsa një dritare dhe ajo e banjos janë nga mbrapa(lindje/jug-lindje).
    Apartamenti është komplet i pa rikonstruktuar, ashtu siç ka qenë para viteve 1992 dhe e ka të domosdoshme rikonstruksionin total, si në muret, dysheme, tavane, dyer e dritare, instalimet elektrike e hidraulike etj.
    Përbërja/planimetria apartamentit: Nga Hyrja në pallat, vjen shesh–pushimi, ku gjenden shkallët në dy drejtime për ngjitje dhe për në bodrum. Pas zbritjes në bodrum, në një koridor të vogël kalohe në dy dyer/njësi/drejtime, në të majtë për në Apratmentin në fjalë dhe në të djathtë në një sipërfaqae tjetër bodrumi. Sipërfasqa e shfrytëzuar si Apartament përbëhet nga një koridor i vogël, i cili të çon në koridorin kryesor, më të gjatë, i cili komunikon me të gjitha pjesët e tjera. Sa po futesh në koridorin kryesorë, në të majtë gjendet banjo, me një dritare të vogël nga lindja, pas banjos vjen dhoma e gjumit normale, me dritare nga lindja/jug-lindja. Në të djathtë vazhdim koridorit gjendet pjesa ndënjes me gatimin, me dritare nga veri/veri-perëndimi(rr. Dibrës), në të djathtë gjendet edhe një dhomë gjumi me vogël dhe dritare nga veriu.
    Përdorimi i mëparshëm e aktual: Sipërfaqa e Bodrumit/Apartamenti që para viteve 1990 dhe aktualisht është përdorur për banim dhe aktualisht është me qera, por tashmë është i destinuar për shitje.
    Përdorimet/Shfrytëzimet e Mundshme: Apartamenti/Bodrumi, pasi të rikonstruktohet, përshtatet duke eleminuar edhe muret thjesht ndarës...etj, referuar edhe pozicionit gjeografik, buzë rrugës Dibrës, -pranë kryqëzimit farmacisë nr.10 dhe Medresesë mund të përdoret për: Laborator mjeksor e dentar, për klinikë dentare, farmaci, depo-magazine për produkte të ndryshme, -për shtyp-shkronja dhe botime të ndryshme, për qendër estetikë-parukeri, për aktivitet tyregtar, për qendër fizioterapi e masazheri, për vegla-sportive palestër etj.
    Dokumentacioni:Me dokumentacion të rregullt, Çertifikatë Pronësiesi apartament. dhe i shitshëm në çdo moment.
    Çmimi i Shitjes: Shitet me 65'000euro/€, në gjendjen që ndodhet.
    Adresa: Brenda Unazës, rruga"Dibrës", në segmentin nga Medreseja/Klinika Ortodokse deri tek farmacia nr.10/kryqëzimi i Spitaleve "Nënë Tereza" Tiranë. adgss
    Cel:0696281433 adgss
    ************************************************** *******
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate adgss
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp

















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X