Durrës-Gjiri Lalëzit,Shitet Apartament në një Vilë 2-kate, mes pishave,30m nga deti, 2+1me verand & oborr, kat1, 90m², 180'000€, në Kompleks Turistik
Cmimi Euro
180000 €
Shitet: Apartament, në një Vilë 2-Katëshe/në Rezidencën Turistike "Lura 1" me sipërfaqe totale 90m2, tipt 2+1, me verandë dhe oborr të gjelbër, në Gjirin e Lalzit buzë detit Adriatik.
Vendodhja/Zona e Pronës/Apartamentit/Vila: Gjendet në mes të pishave, në detin-Adreatik, tek Gjiri Lalëzit/1.7km nga rruga kryesore që vjen nga Maminasi-Manëz-Gjiri Lalëzit-Kepi Rodonit, ose 20km nga Maminasi/aksi-Tirane-Durrës dhe 46 km nga Tirana, si dhe 34km nga Durrësi dhe 174km nga pika kufitare në Kukës/Morinë dhe 264km nga Prishtina. Apartamenti/Vila gjendet brenda Rezidencës Turistike, në një zonë unike, vetëm me pisha dhe buzë plazhit ranor të detit Adriatik dhe është ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim dhe ajër të paster, pranë freskisë së detit. Zona rezidenciale "Lura 1", e cila gjendet në një ndër plazhet më të mira dhe në qendër të Shqipërisë, është me vila 2-katëshe të përbërë/ndarë në apartamente, është e kompletuar me gjithçka, rrugica të sistemuara dhe ndriçuara, me restorante, bar-kafe dhe supermarket. Zona rezidenciale është ndër të parat në Gjirin e Lalëzit, me projekt të rregullt turistik e urbanistik dhe ofron cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare të ambienteve të përbashkëta, jetesë në komunitet dhe vijë bregdetare e sistemuar me çadra, shezllone...etj.
Pozicioni i Vilës/Apartamentit: Vila/Apartamenti gjendet në brendësi të kompleksit rezidencial turistik, nga porta kryesore në të majtë pas 100m nëpërmjet rrugëve dhe rrugicave të brendëshme midis pishave. Vilat janë me projekt të rregullt dhe në distance me njëra-tjtrën, si dhe midis tyre ka hapsira me pisha dhe rrugica që të çojnë edhe në breg të detit. Vila ku gjendet apartamenti në shitje është 30m nga rëra e bregut të detit dhe ka mbi 3-drejtime dalje dhe aksesimi.
Konstruksioni dhe përbërja Vilës; Të gjitha ndërtimet në kompleksin turistik "Lura 1" janë ndërtuar me teknologjinë mëtë fundit të ndërtimit, me themele-pllake betoni, të ngritura me 1m mbi nivelin e tokës dhe në lartësi shkojnë në 2-3 kate, me kollona hekur-beton dhe ndarje mes-kateve me beton të derdhur, mure tulle suvatuara dhe veshura me materiale ndaj lagëshitsë dhe temperaturave. Në përgjithësi Vilat dhe Vila ku gjendet apartamenti në shitje përbëhen nga 2-kate mbi tokë dhe në çdo kat ka nga 3-apartamente. Në katin e parë/përdhesë ka një holle ku çdo apartament ka hyrje më vehte, ndërkohe në hollin hyrës gjenden edhe shkallët për në apartamentet e katit të dytë.
Apartamet: tipit 2+1 me sipërfaqe neto të brendëshme 60m2, ndërsa Veranda e brendëshme 25m2, si dhe oborri i gjelbërt mbi 7m2 duke shkuar në një sipërfaqe totale prej 90m2. Apartamenti në brendesi përbëhet nga nje koridor shperndares, 2-dhoma gjumi te mobiluara, nje banjo-dush, pjesa e ndënjes me kuzhin-ngrënie dhe dalja në verandën e madhe. Apartamenti është me planimetri funksionale dhe i rehatshëm në shfrytëzim, me pamje nga jugu dhe jug-perëndimi, lehtësisht i ajroseshëm. Apartamenti është i konpletuar me gjithçka dhe mjaft i mirë-mbajtur.
Planimetria apartamentit: Nga holli përpara i katit parë, kalohet direkt në apartament, me derë kryesore futesh në koridorin e brendshëm, të hapur, me përmasa mesatare në forme të gjatë, drejt-kendore, ku në të djathtë kalohet në pjesën ndënjes/sogiorno & kuzhin, me përmasa relativisht të bollshme, në formë drejtkëndore, me dritë natyrale, që futet nga dritarja dhe nga dera e verandës, i mobiluar, me kuzhine të kompletuar dhe funksionale, me kondicioner..etj. Nga pjesa e ndënjes kalohet me derë-xhami vetrate, në Verande, e bollshme e mbuluar nga lartë gjysma me materiale të fortë/beton i derdhur dhe gjysma me tendë druri cilësor, me pamje nga oborri dhe pishat, e hapur nga para. Në të majtë të hyrjes kryesore/koridori të çon në fillim në dhomën e parë të gjumit, përmasa normale, e mobiluar dhe konceptuar për çiftin, me dritare nga veranda/jugu. Në vazhdim të koridorit pas dhomës parë gjendet banjo-dush, përmasa normale, e kompletuar e funksionale, me dritare natyrale nga jug-perëndimi. Në fund të koridorit gjendet dhoma tjetër gjumit, përmasa normale, mobiluar me 2-krevat tek, dritare nga jug-perëndimi.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuar e patinuara, të lyera me ngjyrë të hapura, ndërsa tavanet normale ngjyre të bardhë dhe me punime-gipsi në anësore/këndore.
Dyshemeja: Apartamentit është e shtruar me pllakat cilësore, përmasa mesatare ngjyrë bezhë të hapur.
Dyert e brendshme: prej druri-tamburato, cilësor, krem-në bezhë të hapur, ndërsa dritaret, dera verandës duralumin dopio-xham, ngjyrë të bardhë, me grila plastike bardha.
Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti është përdorur nga pronarët/të zotët që nga ndërtimi dhe deri në këto momente, për pamundësi shfytëzimi/përdorimi të mëtejshëm është destinuar për shitje.
Dokumentacioni: Çertifikat Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi Shitjes: Shitet me 180'000€, shitet i kompoletuar dhe mobiluar, në gjëndjen që ndodhet aktualisht dhe i shitshëm në çdo moment.
Adresa: Në Gjirin e Lalëzit, kompleksi turistik "Lura 1" 20km nga Maminasi/aksi-Tirane-Durrës dhe 46 km nga Tirana, si dhe 34km nga Durrësi dhe 174km nga pika kufitare në Kukës/Morinë dhe 264km nga Prishtina . adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) adgss
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball Min.Jashtëme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
Contact
Lista me ofertat - okazione