Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, shitet Vile Vile 3 Katshe , 450 m² 1.150.000 € (liqeni i farkes)



    Vilë Individuale Luksoze në Shitje – Liqeni i Farkës, Tiranë
    Çmimi:
    1,150,000 €
    Sipërfaqe ndërtimi:
    449.2 m²
    Sipërfaqe trualli:
    577 m²
    Sipërfaqe pishine:
    35.8 m²
    Sipërfaqe verande:
    79.9 m²
    Organizimi:
    3 kate banimi dhe tarracë
    Përshkrimi​
    Shitet vilë individuale luksoze, e pozicionuar në një zonë të gjelbëruar pranë Liqenit të Farkës, vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës. E vendosur në një ambient të qetë dhe të rrethuar nga natyra, prona ofron pamje panoramike mbi liqen dhe drejt horizontit të qytetit.
    Vila karakterizohet nga arkitektura bashkëkohore dhe hapësirat e bollshme, të organizuara në tre kate banimi dhe një tarracë. Ambientet janë konceptuar për të ofruar komoditet dhe funksionalitet, duke krijuar një ndërthurje harmonike mes hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme.
    Pjesë e veçantë e pronës janë pishina private dhe veranda me kopsht, të cilat ofrojnë hapësira ideale për relaks dhe qëndrim në natyrë, me pamje nga liqeni dhe qyteti.
    Falë pozicionit, privatësisë dhe organizimit të saj, kjo vilë përfaqëson një mundësi të veçantë për ata që kërkojnë një rezidencë ekskluzive, larg ritmit të qytetit, por me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës.
    Bashkangjitur gjeni linkun ne website:
    Villa Odette — a standalone elite villa on the shore of Lake Farka, Tirana. Guide price €1,150,000. Sanders International.

    Cel. : +447511897803
Working...
X