




Përmbledhje
Dupleks me sipërfaqe
235 m²
, i ndodhur në katin e pestë dhe të gjashtë të një pallati në zonën e
21 Dhjetorit
. Prona ofron ambiente të bollshme; të organizuara në dy kate, të lidhura me një shkallë të brendshme prej druri. Në katin e sipërm ndodhet një tarracë e gjerë, pjesërisht e mbuluar me pergolë druri, e cila krijon një hapësirë të këndshme për relaks.Prona përbëhet nga
dy apartamente me certifikata pronësie të veçanta
, të cilat aktualisht funksionojnë si një banesë e vetme. Kjo ofron fleksibilitet si për banim ashtu edhe për investim, pasi në të ardhmen mund të shfrytëzohet ose të ndahet në dy njësi të pavarura.
Ambientet
Apartamenti organizohet në
3 dhoma gjumi
,
2 sallone
,
2 kuzhina
dhe
3 banjo
, të shpërndara në dy kate. Ka gjithashtu
4 ballkone
, ku njëri është i mbyllur me sipërfaqe rreth
10 m²
; si edhe një tarracë të madhe që ofron hapësirë shtesë për relaks ose aktivitete në natyrë. Falë orientimit
lindje–perëndim
, ambientet përfitojnë dritë natyrale gjatë gjithë ditës.
Gjendja
Prona është e rikonstruktuar me punime cilësore dhe dysheme druri. Është e pajisur me
oxhak
, të përshtatshëm për dru ose gaz,
panel diellor
për ngrohjen e ujit si edhe
4 kamera sigurie
dhe një
çikrik elektrik
për transportimin e peshave në katin e sipërm. Hyrja e pallatit është rinovuar së fundmi dhe është në gjendje shumë të mirë.
Vendndodhja
E pozicionuar në
Rrugën Muhamet Gjollesha
, pranë kryqëzimit të
21 Dhjetorit
; prona ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe më të zhvilluara të Tiranës. Në afërsi gjenden shkolla, supermarkete, qendra shëndetësore, transport publik, kafene dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për jetën e përditshme. Vendndodhja e saktë ju bëhet me dije në momentin e shoqërimit në pronë.
I përshtatshëm për
Ky dupleks është një zgjedhje e mirë për familjet që kërkojnë hapësirë, por edhe për blerësit që shohin potencial investimi. Falë
dy certifikatave të veçanta të pronësisë
, prona mund të përdoret si një banesë e vetme, ose në të ardhmen të shfrytëzohet si dy njësi të ndara. Tarraca e madhe, orientimi i favorshëm dhe organizimi i ambienteve e bëjnë këtë pronë një mundësi të veçantë në një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit.
Bashkangjitur linku ne website:
+355 69 607 7495
+44 7511 897803
Cel. : +355 69 607 7495