
SHITET APARTAMENT 2+1 – NEW BOULEVARD TOWER!
Bulevardi i Ri, Tiranë | Vijë e Parë
Një mundësi e veçantë për të investuar në një nga projektet më ambicioze të Bulevardit të Ri, në një pozicion strategjik me perspektivë të lartë zhvillimi.
NEW BOULEVARD TOWER është një projekt modern, i konceptuar me 39 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, ku pjesë e kompleksit do të jetë edhe një hotel 12-katësh, duke i shtuar vlerë dhe prestigj rezidencës.
ÇFARË E BËN TË VEÇANTË KËTË APARTAMENT?
Apartamenti ndodhet në një kat shumë të lartë, mbi katin e 30-të, një pozicion tepër i rrallë për tipologjinë 2+1, pasi disponueshmëria e apartamenteve të ngjashme në këto kate është shumë e kufizuar.
Një tjetër avantazh është planimetria ekonomike prej vetëm 115.3 m², e cila ofron një organizim funksional të hapësirave pa sipërfaqe të tepërta.
Orientimi Jug-Lindje, ndër më të favorshmit që mund të gjenden në këtë rezidencë, siguron ndriçim të bollshëm natyral dhe kombinohet me pamje panoramike nga Bulevardi i Ri dhe Tirana.
DETAJET E PRONËS:
* Tipologjia: 2+1
* Sipërfaqe Totale: 115.3 m²
* Orientim: Jug-Lindje
* Kati: +30
* Pamje: Bulevardi i Ri & Tirana
* Faza: Në ndërtim
Kombinimi i katit të lartë, orientimit të favorshëm dhe planimetrisë ekonomike e bën këtë apartament një mundësi të rrallë brenda rezidencës.
Kontakto Tani! +355 69 419 8755
Na kontaktoni për më shumë informacion, planimetrinë dhe kushtet e shitjes.