




Shitet apartament 2+1 në qendër të Laprakës, Kati 1, 88m², 156.000 euro – Ideal për banim ose investim
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | Hygeia
Location Rruga + Nr.
Rr. Lord Bajron
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
88
m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati
1
Cmimi Euro
156000
€
Një apartament që prej më shumë se 18 vitesh ka dëshmuar vlerën e tij si investim.
Shitet apartament 2+1, me
80 m² neto (88 m² bruto)
, me certifikatë pronësie, në katin e parë mbi dyqane, në
Rrugën Lord Bajron
, në qendër të Laprakës. Zona është e konsoliduar dhe ofron akses të menjëhershëm në transport publik, shkolla, kopshte, markete, farmaci dhe çdo shërbim të nevojshëm.
Një cilësi që nuk shihet në foto, por ndihet çdo ditë
Një nga avantazhet më të mëdha të këtij apartamenti është cilësia e ndërtimit.
✔ Muret ndarëse janë me
tullë të plotë
dhe
brez antisizmik betoni
.
✔ Izolim shumë i mirë akustik – nuk dëgjohen zhurmat nga apartamentet ngjitur.
✔
Sot shumë ndërtime përdorin mure të holla ose elemente betoni të parapërgatitura, të cilat nuk ofrojnë të njëjtin izolim akustik dhe termik, dy elementë me rëndësi të madhe për komoditetin e banimit.
Një pronë me histori të provuar investimi
Ky apartament nuk ka qenë vetëm një banesë. Gjatë viteve ai ka dëshmuar vlerën e tij si investim.
Fillimisht ka funksionuar për disa vite si klinikë dentare.
Më pas është dhënë vazhdimisht me qira si apartament banimi.
Për më shumë se
18 vjet
ka gjeneruar të ardhura të pandërprera nga qiraja.
Aktualisht apartamenti është i dhënë me qira për
40.000 lekë/muaj
, me kontratë qiraje në fuqi dhe qiramarrësi aktual është i gatshëm të vazhdojë marrëdhënien e qirasë me pronarin e ri.
Kjo do të thotë se investitori mund të përfitojë të ardhura që nga dita e blerjes, pa pasur nevojë të kërkojë një qiramarrës të ri.
Përbërja e apartamentit
Sallon
Kuzhinë
2 dhoma gjumi
Banjë me dritare
Korridor shpërndarës
Depo
Karakteristikat
✔ 80 m² sipërfaqe neto (88 m² bruto)
✔ Certifikatë pronësie
✔ Orientim Lindje – Jug
✔ 2 kondicionerë (dhoma e tretë me linjat gati)
✔ Depozitë uji
✔ Parkim falas pranë pallatit
✔ Planimetri funksionale
✔ Gati për banim ose për investim
Adresa:
Rruga Lord Bajron, qendra e Laprakës, Tiranë.
Për informacion ose vizitë në pronë:
068 20 81 300
Location information
Open in maps
address
Rr. Lord Bajron, Tirane, Shqiperi