Shitet: Ndërtesë e vjetër 3-katëshe me bodrum+ballkon,+verandë, sipërfaqe trualli 130.13m2, njolla e ndërtimit mbi truall 130.13m2, sipërfaqe e ndërtuar 450m2 bashkë me bodrumin, numri i kateve teknikë mbi tokë 3, plus bodrumi 130m2, në Rr."Sefer Efendiu", 200m nga qendra/Bashkia Durrës.
Ndërtesa është mbi një truall (Sipërfaqe të parcelës ndërtimore) prej 130.13m2 dhe sipërfaqja e ndërtimit në katin përdhes/njolla ndërtimit po 130.13m2, bodrumi dhe 2-katet e para mbi tokë (kati përdhes dhe kati parë banim) janë thuajse simetrikë, kanë të njëjtën sipërfaqe të ndërtuar, ndërsa kati fundit pjesën më të madhe të tij e ka verandë/tarracë dhe rreth 60m2 është sipërfaqe e banuar dhe në Total Sipërfaqja e ndërtuar shkon në 450m2.
Zona dhe pozicioni i ndërtesës:Ndërtesa është në një zonë të preferuar, të shtrenjtë dhe të hershme të Durrësit për banim, me një pozicion/terren pak të ngritur (në ngjitje të kodrës për tek depot e ujit të Durrësit) me pamje nga veri-lindja dhe jug-lindja. Zona është kryesisht me ndërtesa/shtëpi dhe rrugica të vjetra në formë vilash, një pjesë janë të rinovuara. Kjo zonë është kryesisht me rrugë dhe rrugica jo shumë të gjëra dhe në të futen kryesisht makinat e vogla dhe shëtitet në këmbë. Nga ana klimaterike (lagështisë, diellit, erës, ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësore etj) kjo është zona më e mirë e Durrësit dhe për këtë ka qenë zona më e hershme e banimit, e cila edhe sot është më e shtrenjta dhe mbetet më e preferuara për durrsakët. Gjithashtu kjo zone është mjaft afër rreth 200m me qendrën (bashkinë, amfiteatrin, por edhe me të gjitha zonat e tjera të Durrësit).
Ndërtesa është me pamje nga jug-lindja dhe veri/lindja, nga ku duket një pjesë e mire e qendrës dhe zonave të tjera të Durrësit,(dikur edhe deti, pjesa nga Ura Dajlanit) të fushës së Shijakut deri në horizontin e Krujës dhe të malit të Dajtit. Ndërtesa ka formë/planimetri drejtkëndore(afërsisht 9m x 15m) brinjën e ngushtë e ka buzë rrugës "Sefer Efendiu", dikur "Karl Topia" dhe hyrjen kryesore për në ndërtese është nga mbrapa/brinja tjetër e ngushtë dhe në tre ansore ndërtesa ka hapsirat e saja, ndërsa nga njëra anë (brinja e gjatë) ngjitur gjendet një shtëpi/ndërtesë tjetër. Përreth ndërtesës ekziston mundësia e parkimit për 3-4 autovetura.
-Ndërtesë e vjetër para viteve 1939, me arkitekturë, projekt inxhinierik dhe stil italian, e konceptuar për ndërtesë banimi me 3-kate mbi tokë dhe një katë nëntokë/bodrum për aktivitet biznesi;-furrë buke, restorant etj, i cili ka hyrje dalje në dy anë nga rruga kryesore "Sefer Efendiu" dhe nga rugica.
Tipi i ndërtesës: e ndërtuar me themele hekur beton dhe brezat gjithashtu beton-arme, ndërsa dyshemetë/ndarjet ndërmjet kateve me arkitrarë-beton-arme dhe mbi to hedhur sepetë (tulla me vrimë që përshkohen/forcohen me fije hekuri), arkitrarët e dritarëve dhe dyerve prej beton-arme. Muret të trasha/gjëra mbi 45cm, me tulla të kuqe të plota nga jashtë janë edhe sot të pa suvatuara, me një hyrje kryesore dhe shkallë të brendshme për ngjitje dhe zbritje në bodrum. Katet e ndërtesës janë me kubaturë/lartësi rreth 2.9 m, me dyer dhe dritare të mëdha/larta. Dritaret dhe ballkonet janë kryesisht nga jug-lindja, veri/lindja dhe veri/perëndimi. Në tre këndet e saj, duke filluar nga kati përdhes deri në tarracë ka tre linja oxhaku.
Shkallët për ngjitjen në ndërtesë dhe zbritje në bodrum janë të brendshme relativisht të gjëra, me dritë natyrale, kryesisht me dritare nga ana jug-perëndimore dhe nga një hapësirë/baxho nga lart, me shesh-pushime në çdo kat, duke vazhduar deri në katin e tretë me verandë/tarracë.
Kati përdhes/ i pari banim me sipërfaqe 130.13m2 është i ngritur nga niveli i tokës (si pasojë e ndikimit të bodrumit) dhe nuk ka ballkon. Ky kat është i konceptuar me dy apartamente njëri tipit 1+1 dhe tjetri i tipit 2+1 + holli, secili me banjo dhe kuzhinë më vehte, të ndarë nga njëri tjetri me një platformë pak të ngritur, e cila njëkohësisht është edhe shesh-pushimi i shkallëve.
Kati parë/ose i dyti banim: me të njëjtën sipërfaqe ndërtimi dhe planimetri, por me një shtesë/ me një ballkon relativisht të bollshëm në këndin veri-lindje dhe jug/lindje të ndërtesës, pra në dy anët e saj.
Kati dytë/ose i treti banim: ka sipërfaqe banimi më të vogël (tipit 1+1 me holl), si dhe pjesa tjetër shërben si verandë/tarracë. Dhe në tarracën e katit të fundit ngjitesh nga veranda me shkallë të lëvizshme.
Kati nëntokë/bodrumi:ka të njëjtën sipërfaqe 130.13m2, në të futesh me shkallët e brendshme, por ekziston mundësia edhe nëpërmjet shkallëve në anësore të ndërtesës nga kreu rrugicës për në pronë, por që aktualisht janë të mbyllura, ashtu si dhe disa dritare janë mbyllur me tulla. Bodrumi ka një lartësi rreth 2.2m, me disa dritare të vogla për dritë dhe ajrosje, poshtë është i betonuar ndërsa në tavan duken arkitrarët e betonit dhe sepetë prej tulle me hekur brenda, muret e suvatuara. Bodrumi është i pastër dhe i thatë, pa lagështi dhe precipitim ujërash sipërfaqësorë, pasi terreni është i pjerrët dhe janë kryer betonime në të gjitha anësoret e ndërtesës.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual i ndërtesës:Ndërtesa, që pas sekuestrimit në vitin 1947 ka qenë e shfrytëzuar/dhënë me qera nga Shteti (mbi 5-familje jetonin në të) dhe pas vitit 2010 kjo pronë i është kthyer fizikisht pronarëve (trashëgimtarëve). Aktualisht ndërtesa është e mbyllur/ bllokuar, e pabanueshme dhe e pa shfrytëzueshme.
Gjendja fizike/teknike e ndërtesës dhe nevojat e saj për restaurim: Gjendja fizike: nga ana e soliditetit të pronës paraqitet e mirë, pasi muret dhe themelet e saj janë pa asnjë shenjë deformimi apo devijimi, katet dhe muret nuk kanë lagështi, bodrumi është i pastër dhe i thatë, në anësoret e ndërtesës nuk futen ujëra sipërfaqësorë. Pra që nga ndërtimi i saj, kjo ndërtesë vazhdon të jetë solide pa anjë deformim, çarje apo lëvizje të mureve, soletave etj.Ndërkohë, sipas gjendjes aktuale të brendshme fizike;të suvatimeve, dyerve të brendshme e dritareve, sistemit elektrik, hidraulik, banjove, kuzhinave, dyshemeve etj, kjo ndërtesë nuk plotëson kushtet për banim apo shfrytëzim çfarëdo lloji destinacioni tjetër. Nevojitet (domosdoshmëri) një restaurim i brendshëm në tërësinë e saj. Gjithashtu, në katin e fundit (3-ti banim+verandë) nevojitet ndërhyrje ose rikonceptimin total të saj, duke e kthyer këtë në formën e një papafingoje me çati dhe tjegulla ose duke e lënë siç është me verandë, por dhe duke ndërhyrë në soletën e pjesës së banimit të këtij kati pasi ka nevoje të ribëhet.
Mundësitë e përdorimit/shfrytëzimit:Kjo ndërtesë/pasuri ka shumë mundësi shfrytëzimi/ përdorimi (në varësi edhe të llojit të restaurimit dhe ndërhyrjeve që mund të kryhen në të) por më të përshtatshme do të ishin: -të ruhej destinacioni fillestar si ndërtesë banimi, -duke kthyer dhe shfrytëzuar si Hotel-klasik, -duke e shfrytëzuar si shkollë apo kopsht për fëmijë,-duke përshtatur bodrumin si retorant ose market...etj. Gjithashtu, mund të përshtatet edhe për aktivitete të tilla si: klinikë mjekësore e dentare, laborator medikal, parukeri - estetike ...etj.
Arsyet e Shitjes: Në pamundësi për ta restauruar dhe numri relativisht i lartë i bashkëpronarëve për ta shfrytëzuar, kanë konkluduar në shitjen e kësaj prone dhe ndarjen e pjesëve përkatëse në vlerë.
Dokumentacioni:Me dokumentacion të rregullt/aktualizuar, Çertifikatë Pronësie nga trashëgimtarët e pronës së vjetër dhe pasuria e shitshme në çdo moment nga përfaqësues i autorizuar i tyre.
Çmimi i Shitjes: Shitet me 150'000 euro/, i diskutueshëm (komplet trualli dhe ndërtesa bashkë)
Adresa:Në rrugën "Sefer Efendiu", 100m larg Gjykatës së Durrsit dhe 200m nga bashkia Durrës. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
kontaktoWhatsApp