SHITET: Shtëpia me oborr/bahçe me agrume, 1-katëshe, elbasançe me çati, truall 431m2, njolla ndërtesës 120m2, me sipërfaqe banimi faktike 150m2, me 2 dhoma gjumi, 1-sogiorno të madhe, me kuzhinë-ngrënie më vehte, 1 tualet, 1 holl/ sallon ndënje të brendshëm, 1-verandë përpara hyrjes kryesore, i ndodhur në Lagjen "Sul Paprri", 30m nga rruga "25-Nëntori", në krahun e djathtë të drejtimit nga posta për tek stacioni trenit, 400m nga qendra Elbasanit dhe 150m nga unaza/stacioni trenit, Elbasan.
Zona e rrugës trenit(25-Nëntori) dhe rruga "Sul Paprri": Eshtë një ndër zonat e njohura dhe shumë pranë/ngjitur me unazën e Elbasanit dhe me qendrën(postën qëndrore, pallatin e sportit etj), e pozicionuar në jug-perëndim (krahu/drejtimi për Tirane) të qytetit të Elbasanit. Zonë e vjetër dhe e preferuar për banim, me ndërtesa ekzistuese, si dhe shume të reja. Arteriet/rrugët kryesore të kësaj zone janë ato, të cilat fillojnë nga rreth-rrotullimi i postës qëndrore (pranë pallati sportit), si rruga 25-Nëntori dhe rruga paralel me të Rr."Sul Paprri", që përfundojnë në unazë pranë stacioni i trenit.
Pozicioni i Shtëpisë/Vilës me Oborrë: Shtëpia gjendet në linjën e dytë, si nga Rr.25-Nëntori ashtu edhe nga Rr."Sul Paprri", 50m nga aksi i Rr."25-Nëntori" dhe 20m nga aksi Rr."Sul Paprri", si dhe 500m (7-min këmbë) nga qendra e Elbasanit dhe 250m nga unaza(stacioni trenit). Futja-aksesi në Vilë/Shtëpi realizohet direkt dhe vetëm nga Rr."25-Nëntori", në një rrugicë ndërmjet pallateve ekzistuese, që të çon në pjesën me shtëpi individuale. Ndodhet në krahun e majtë të Rr."25-Nëntori" (në drejtimim nga posta qëndrore/rrrethrrotullimi për tek stacioni trenit/unazë), pas 2-pallateve gjendet një shesh nga ku duken portat me avlli. Mikro-zona ku gjendet shtepia/ndërtesa është e qetë, pastër,e sistemuar, e gjelbëruar, terren i kulluar, shume afër qendrës qytetit dhe arterieve/rrugëve kryesore për hyrje/dalje nga qyteti.
Trualli dhe Shtëpia/Ndërtesa është e rrethuar në 3 anë me mur/avlli me një lartësi mbi 2m, nga 3 anë, para/hyrja(veri dhe veri-linjde) kufizohet me një familje tjetër me truall/bahçe, nga lindje e jug-lindje ka ngjitur gjithashtu një tjetër familje dhe nga jug e jug-perëndim ka nje mur kufizues të gjatë, ndërsa nga perëndimi dhe veri-perëndimi kufizohet me një pallat ekzistues (para viteve 90-të) 5-katësh. Forma e truallit i përafrohet asaj drejtkëndore(përmasa përafërta 15m në gjërësi dhe 30m gjatë) dhe është me reliev të rrafshët/drejtë, ndërsa shtëpia/ndërtesa është e pozicionuar në anën lindore dhe jug-lindje të truallit, ndërkohë në fund të truallit(jug-perëndim) gjendet edhe një ambjent ndihmës me mur tulle dhe çati, me sipërfaqe mbi 22m2. Përpara, hyrjes ka oborr, e cila fillon nga porta e madhe hyrëse, ku një pjesë mundëson parkimin e 3-4 autoveturave) si dhe rrugica e shtruar që të çon tek shkallët e shtëpisë. Oborri/bahçja është e mbushur mbi 20 rrënjë pemë/agrume(portokalle, limona, mandarina, carace/çerçem...etj) nga hyrja në tërë sipërfaqen duke e kthyer në sipërfaqe të gjelbëruar.
Shtëpia/Ndërtesa: Gjendet mbi truallin me 431m2, njolla ndërtimit 120m2 dhe sipërfaqe totale ndërtuar 170m2. Shtëpia /Ndërtesa në pjesën më të madhe është ndërtim i ri(përveç një faqe mur-guri) mbi një truall dhe ndërtesë ekzistuese(vjetër) është me mur tulle e kuqe, suvatuar brenda e jashtë, tavani/soleta në sipërfaqen më të madhe konstruksion monolit(beton-arme), e mbuluar e gjitha me çati e tjegulla të kuqe formë klasike. Shtëpia/ndërtesa është e tipit karakteristik elbasanase, e ngritur nga niveli i tokës (rreth 1m), nga ku ngjitesh në verandë me 4 shkallë, shtëpia është me kubaturë të lartë (mbi 2.9m), ambjentet me forma të rregullta, me dritë e ajrosje natyrale, me instalime elektrike e hidraulike të kohës, me dy depozita uji....etj. Shtëpia/ndërtesa është në gjendje mjaft të mirë, e mirëmbajtur, e kuruar dhe mjaft e këndshme për banim.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të ndryshme (limon...) kryesisht të hapura, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyre klasike në vishnje të errët me nuanca në jeshile, kafe e hapur, ndërsa kuzhina me pllaka mesatare ngjyre gri të hapur.
Dyert e brendshme: Të gjitha (përfshirë edhe derën hyrëse në sallon) janë duralumin i bardhë, me xham të bardhë-akulli (qumësht), si dhe dritaret vetratë-duralumin, me xham, transparent dhe me grila plastike të bardha.
Përdorimi/shfrytëzimi dhe situata aktuale: Shtëpia/Ndërtesa gjithmonë ka qenë e banuar nga të zotët (familje elbasanase), ka pak vite që nuk banohet, pasi të zotët janë zhvendosur jashtë dhe në Tiranë, për këtë arsye është e destinuar për shitje.
Preferenca: Preferohet të shitet si një e tërë (truall+ndërtesa+ambjentet ndihmese) e pandashme.
Dokumentacioni: Shtëpia e banimit bashkë me ambjentet ndihmëse dhe truallin është me Çertifikatë Pronësie si një e tërë, dhe e shitshme në çdo kohë.
Çmimi i Shitjes: Ndërtesa bashkë me truallin 431m2 shitet me 150'000 Euro-€. Prona është disponibël për shitje në çdo moment.
Adresa: Lagja Sul Papri, Rr."25-Nëntori" krahu djathtë i drejtimit nga posta për tek stacioni trenit, 400m larg qendrës Elbasanit dhe150m nga unaza/stacioni trenit, Elbasan adgss
Cel: 0696281433 adgss
************************************************** ***
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate adgss
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
Contact
Lista me ofertat - okazione