





Tirane, Shitet Apartament 3+1+1+blk+2-tualete, pallat ri, kati 9, Sip.160m²,Cmimi 320'000€, rr.Vllazen Huta / R. Bodinaku, segmenti rr.H.Tahsim - rr.Tefta.T.Koço prane Pazarit Ri e Min. Jashtme Tirane
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Ministria e jashtme | Brryli
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
160
m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati
9
Cmimi Euro
320000
€
Shitet:Apartament tip 3+1+1, me 1 Ballkon, 2 Banjo, Sip.160m2, kati 9-të banim (fundit), Rr."Vllazen Huta" brenda unazës qëndrore, 80m nga stacioni /unazës Lanës / Ministria e Jashtme ose 5-minuta këmbë (250m nga) Sheshi " Avni Rustemi " / Pazarit të Ri, dhe 50m nga stacioni i rr. H.Tahsim, si dhe 100 nga komisariati nr.1 dhe poliklinika e specialiteteve nr.1(ish-iraniani) Tirane.
Pallati i ri 9-katësh, ndërtim i viteve 2000-2001, me punime cilësore, me 1-ashensor për 4-vete), me kamera dhe administrator, me një kat nëntoke, për shërbimet e pallatit & biznes(depozitat e ujit...etj). Shkallët me dritë natyrale, në çdo kat ka nga 3-apartamente dhe hollë të bollshëm në kat. Në një zonë mjaft të preferuar, relativisht të qetë, brenda unazës dhe shumë afër qendrës së Tiranës, rreth 250 m larg Sheshit "A. Rustemi" / Pazarit të Ri dhe 400m nga Sheshi "Skënderbej".
Apartameti: Eshtë i tipit 3+1+1 i bollshëm (1402 me sipërfaqe në realitet 160m2, 2-banjo, koridor dhe një ballkon të bollshëm formë L-je, në katin e 9-të, banim të fundit. Apartamenti është me dritë të bollshme në çdo pjesë, me pamje/pozicion nga lindja e jug/lindja drejtimi i Lanës dhe nga jug/perëndim (Pazari Ri) dhe veri-perëndimi, rruga "H. Tahsin"/malet e Krujës. Apartamenti është me kubaturë të lartë, me kuzhinë të kompletuar dhe banjot të kompletuara e funksionale, me dy hapësira/kënde të ndënjes/sogiornon dhe dhomat e gjumit pjesërisht të mobiluara.
Planimetria apartamentit: Përbëhet nga koridori hyrës,relativisht i bollshëm, forme katrore dhe nga i cili kalohet në të majtë të koridorit gjendet një banjo-dush e bollshme, me dritare nga lindja dhe e kompletuar me të gjitha pajisjet. Ndërsa përballë derës hyrëse në vazhdim të koridorit gjendet dera që të fute në pjesën e ndënjes/sogiorno me kuzhinën dhe këndi i ngrënies me përmasa relativisht të bollshme, me shumë dritë natyrale, ka formë drejkëndore. Kjo hapsirë përbëhet nga tre zona/pjesë; -zona e kuzhinës dhe ngrënies, zona e ndënjes që është në vazhdim të hapsirës së kuzhin-ngrënie, ku edhe kjo është me shumë dritë natyrale, -si dhe zona tjetër e ndënjes që gjendet në një haspsirë pak të spostuar nga dy të parat por që lidhet me to në mënyrë të hapur dhe e rrethuar nga dyert e dhomave të gjumit. Nga kjo zonë e ndënjes kalohet në tre dhomat e gjumit, në fillim në të majtë gjendet dhoma e parë e gjumit, e bollshme, me dritare nga jug-perëndimi /pazari ri, e mobiluar, në vazhdin me derë në ballore gjendet dhoma e dytë e gjumit, e bollshme, pjesërisht e mobiluar, me dritare nga jug-perëndimi/pazari ri dhe me banjo-tualet brenda dhomës, e cila është e kompletuar dhe me me dritare nga jug-perëndimi / rr." Vllaznën Huta". Nga zona e ndënjes, kalohet në ballkonin e bollshëm në formë L-je .
Përdorimi mëparshëm e aktual: Apartamenti që nga ndërtimi dhe deri aktualisht ka qenë përdorur dhe përdoret nga vetë pronarët, por është përdorur pa intensitet, pasi që prej shumë vitesh jetojnë jashtë vendit dhe apartamenti shfrytëzohet për shumë pak kohë, por tashmë është i destinuar për shitje.
Dokumentacioni: Me dokumentacion të rregullt, Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çmimi i Shitjes: Shitet në gjendjen që ndodhet me 320'000 euro €,
Adresa: Në rrugicën " Vllazen Huta " e Rifat Bodinaku, që lidhë Rr."Hoxha Tahsim" me Rr."Tefta Tashko Koco" dhe Lanën, pranë Ministrise së Jashtme, Komisariatit nr.1 / INSTAT, ose 250m larg Sheshit "A.Rustemi" / Pazarit të Ri, Tiranë. adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare/ Real Estate) adgss
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përballë Min.Jashtme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
Contact
Lista me ofertat - okazione