Okazion: Penthause me verande panoramike Linze, Rruga e Dajtit, i arreduar ne 2023 | Penthouse 2+1+Ballkon Kati 4, 176 m²
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
3 Fresku | Linze
Tipi
apartament+verande | Penthouse
Siperfaqja m²
176
m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati
4
Cmimi Euro
1500
€
Okazion - Penthause modern me verande panoramike Linze, Rruga e Dajtit 1500 Eur/m2 i arreduar ne 2023
Ofrohet per shitje nje penthause kati i 4 (i fundit) i arreduar me gusto i lokalizuar ne zonen e Linze- Rruga e Dajtit, perballe rezidences Platea. Punimet jane kryer pergjate vitit 2023, Penthause ka nje kubature totale prej 176 m2, ku 112 m2 jane hapesire e brendshme e organizuar si vijon: 2 dhoma gjumi me krevate matrimoniale queen size dhe regular size, 1 tualet i madh, 1 ballkon 14 m2 qe shfrytezohet per nderjen e rrobave, magazinim dhe hekurosje si dhe 1 verande 50 m2 panoramike e mbuluar 75% prej nje tende te zeze pergola me komande me pult hapje/mbyllje dhe ndricim modern. Pjesa e sallonit dhe kuzhines qe jane konceptuar te pandara per nje shtrirje me te unifikuar dhe komode: ne sallon dominon oxhaku jo vetem i bukur por dhe funksional me dere xhami dhe sistem shperndarje te ngrohtesise ne pak sekonda, mbi te nje televizor 65 inch i cili ofron argetim dhe pamje vizuale te paster jo vetem prej kolltuqeve por dhe tavolines se ngrenies me tej tek kuzhina. Kendi i sallonit eshte 7 m linear, me mekanizem qe hapet dhe mbyllet per tu shnderruar dhe ne zone fjetjeje kur miq te mire duan te kalojne naten. Kondicioneri Haier eshte gjigandi i freskise/ngrohtesise ne cdo stine, normalizon klimen e shtepise per cdo rast. Ne gjithe shtepine jane vendosur dhe perde lino te cilesise me te mire tek pjesa e dritareve/dyerve per nje ndjesi freskie dhe luksi te heshtur, shtese sistem dopio xham per amortizimin e zhurmave dhe grila. Tavane te varuara ne ambientet e sallon-kuzhine dhe nje ndricim sipas rastit me disa motive te ndryshme fortesie dritash. Pjesa e kuzhines totalisht e kompletuar me furre, lavaman, aspirator, mobilje muri me 2 kate per te gjitha pajisjent e kuzhines, veshje pllake me punime ujore, ndricim LED dhe ndricim natyror, frigorifer me 4 dyer dhe komandim me touch, si dhe tavoline ngrenieje per 6 persona. Mbi tavolinen e ngrenies eshte punuar me dore nje pikture me bojera direkt ne mur, jo ne tablo, si nje veper arti e pakohe.
Veranda, per tek e cila dilet prej deres se kuzhine/sallonit eshte qershia mbi torte dhe disponon: tende pergola te zeze me ndricim dhe pult, tende pergola te palevizshme dhe te mbrojtur me xhama tek pjesa e depos, nje tavoline e madhe me material rezistent ndaj ujit dhe kushteve te tjera klimaterike shoqeruar me 8 karrige, 2 bauleto te medha JYSK per depozitim sendesh qe nuk perdoren shume, zgare barbeque me kembe te levishme per dreka/darka te paharrueshme, 5 vazo dhe peme dekorative, 2 lekundese relaksi, shkalle per tu ngjitur ne tarrace dhe pamje te gjere te Tiranes.
Dhoma e gjumit matrimoniale ka nje krevat queen size 180x200 me zgare me mekanizem qe hapet dhe mbyllet per depozitim rrobash/carcafesh ne pjesen e poshtme, 2 komodina me vende prize te inkorporuara dhe funksionale, nje krevat te mrekullueshem bebi me dru origjinal dhe kembe te levizshme me 3 nivele perdorimi, kondicioner dhe dollap gjigand faqe muri me shume hapesira dhe mundesi organizimi per te dy partneret, dhe 1 dere finale LED te ekspozuar me xham te temperuar te zi per ekspozim cantash/aksesoresh te bukur dhe llampadar me 3 lloje ndricimi sipas deshires.
Dhoma e miqve serisht eshte me krevat dopio 160x190 me mekanizem, me dollap mbi koken e krevatit per optimizim te hapesires, 2 komodina, nje tavoline pune/make upi me pasqyre dhe ndricim LED dhe dalje ne ballkonin e dyte i cili gjithashtu eshte mbuluar me tende pergola te palevizshme duke qene se perdoret per tharjen e rrobave dhe eshte kati i fundit ne pallat.
Tualeti, i fundit por jo me pak i rendesishmi, ishte projektuar si fillim te ndahej ne 2 tualete shume me te vogla por u vendos per 1 te madh qe dushi dhe cdo gje tjeter te kishte vendin dhe ajrosjen qe duhet per kete lloj ambienti. Ne te gjendet dushi i madh me dere xhami dhe mozaik per vendosjen e shampove, govata e bebit me kembe te levizshme, hidrosanitaret (wc, bide) pasqyre LED, rubinet me koke te levizshme dhe lavaman modern, mobilje e madhe me 3 sirtare dhe nje dere per vendosjen e rrobave te papastra, lavatrice dhe tharese rrobash si dhe nje dritare e madhe me doreze te komanduar qe hapet pjeserisht ose totalisht sipas deshires.
Gjithashtu, ne pjesen e korridorit ka nje pasqyre te madhe per tu veshtruar para se te dalesh prej shtepise me nje sirtar estetik per te vendosur syze/celesa, etj si dhe mobilja e kepuceve faqe muri e bollshme dhe estetike si per vendosjen e kepuceve, si per varjen e rrobave.
Pallati eshte i pajisur me ashensor, perdoruesit mbajne chip per komandimin e tij. Penthause eshte ne katin e fundit te pallatit dhe e kap dielli ne cdo ane, cdo ambient ka ndricim natyral fantastik dhe dritare te medha, dyer dritare dhe grila te bardha. Ofrohet totalisht i mobiluar me nje cmim okazion 1500 Eur/m2 ambienti i brendshem si dhe 750 Eur/m2 ambientet e verandes/ballkonit. Mundesi parkimi ne katin -1 te pallatit si dhe potencial per dhenie me qera me nje pagese 800 Eur/ muaj sipas references se zones.
Ne perfundim, pak metra e ndajne Penthause nga Unaza e Re qe pritet te inagurohet se shpejti ne zonen e Fresk/Rruga e Dajtit dhe te gjithe e dime sa zgjidhje i jep problemit te trafikut apo zhvendosjes ky projekt. Per fundjavat me familjen ajri i paster i malit te Dajtit eshte nje perqafim larg.
Vetem personat me potencial real per blerje mund te kontaktojne per me teper detaje ne What's App: 0697071823. Prona nxirret ne shitje jo me agjensi, por kontakt direkt me pronarin. Cmimi pak i negociueshem.
Cel. : 0697071823
Contact
[email protected]
0697071823