Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, shitet apartament+verande | Penthouse 2+1+Ballkon Kati 9, 179 m² 295.000 € (Lungomare)








    Vlore, shitet apartament+verande | Penthouse 2+1+Ballkon Kati 9, 179 m² 295.000 € (Lungomare)





















    Vlore



    Tipi



    apartament+verande | Penthouse





    Siperfaqja m²



    179





    Nr dhoma



    2+1





    Kati

    Kati

    9





    Cmimi Euro

    295000








    Shitet Penthouse ne zonen e Lungomares, ne qytetin e Vlores, shume prane detit.
    Apartamenti ndodhet ne nje pallat te ri me ashensor dhe shume te mirembajtur.
    Ka siperfaqe totale 109m2 dhe 70m2 verande e cila ka mundesi per ta kthyer ne ambjent te mbyllur, me pamje nga deti, i organizuar ne sallon ndënje, ambient gatimi dhe ngrënieje, dhoma matrimoniale me dalje ne ballkon, dhoma e dyte, 2 tualete.
    Orientimi eshte jug- lindje i cili ben te mundur një ndriçim shumë të mire gjate gjithe dites.

    Detaje te tjera:
    -Zona e gatimit është në pjesën lindore dhe ka një dritare të madhe. Pranë kuzhinës është salla e ngrënies me shumë hapësirë. Zona e ndënjes ka dy vetrata të mëdha duralumini cilësor dhe dalje në verandën e madhe të apartamentit.
    -Dhoma matrimoniale është në anën jug-lindore dhe ka dalje në një ballkon në formë L-je. Ka një vetratë dhe dalje në ballkonin nga jug-lindja.
    -Dhoma e dyte ndodhet në anën lindore dhe ka vetratë duralumini si dhe grila duralumini.
    -Zona e ndënjes ka dy vetrata të mëdha duralumini cilësor dhe dalje në verandën e madhe të apartamentit.
    -Tualeti i madh ka dritare durali dhe është i pajisur me hidrosanitare cilësore. Tualeti i vogël është utilitar dhe mund të përdoret edhe si ambient larës ose pune.
    -Dyshemetë e dhomave të gjumit janë të shtruara me parket cilësor, ndërsa dyshemetë e sallonit, kuzhinës dhe ngrënies janë me pllaka porcelanato. Veranda është e shtruar me pllaka qeramike mozaik.
    -Ballkoni dhe veranda kanë kangjella duralumini 60 cm, ndërsa pjesa e poshtme 30 cm është me beton armuar. Zona e verandës, në daljen nga jugu, është e mbuluar me brisolej betoni armuar në formë kuadrati. Kjo zonë është e mbrojtur nga jugu me mur me tulla xhami. Ka instalime për barbeque dhe lavapjatë për gatime në verandë.
    -Instalimet elektrike dhe pajisjet, çelsat, prizat janë të një cilësie të lartë. Instalimet hidraulike janë moderne. Apartamenti ka instalime multistrate për ngrohje. Për vetë pozicionin dhe vetratat e mëdha, apartamenti ka një ventilim shumë të mirë, është i ngrohtë dhe plot dritë. Muret janë të suvatuara mirë dhe të patinuara, të lyer me bojë akrilike. Vetratat dhe grilat janë me duralumin cilësor. Dyert e brendshme janë italiane, ngjyrë druri.
    -Nga veranda ka një pamje ne kënd nga deti i Gjirit të Vlorës, si nga jugu ashtu dhe nga perëndimi.

    Apartamenti ka në dispozicion edhe një garazh në katin nëntokë, e pajisur me certifikatë pronësie. Garazhi është i mbyllur me mure anësore dhe qepen metalik. Sipërfaqja e këtij garazhi është 33 m², e cila përfshin dhe rrugët kalime të përbashkëta për hyrje-dalje. Garazhi ka një pozicion shumë të mirë, përballë hyrjes kryesore të garazheve, e cila është nga ana perëndimore.

    Per me teper informacion dhe nje vizite ne prone, na kontaktoni!

    Cel. : 0695151540

     




    WhatsApp
Working...
X