Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shitet Ndërtes Re 4-kate, banim & shërbim, ideale për 2-familje, dy-kate te para sip.tregtare 260m2, kati 3 & 4 banim 313m2, rr. P.Gurakuqi,100m nga rrethe-rrotullimi Shkozës/ Poligrafiku








    Shitet Ndërtes Re 4-kate, banim & shërbim, ideale për 2-familje, dy-kate te para sip.tregtare 260m2, kati 3 & 4 banim 313m2, rr. P.Gurakuqi,100m nga rrethe-rrotullimi Shkozës/ Poligrafiku









































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    1 Poligrafiku | Autotraktoret | Shkoze





    Tipi



    shtepi





    Siperfaqja m²



    143





    Kati

    Kati

    4





    Cmimi Euro

    500000








    Shitet: Ndërtes e Re banimi dhe shërbimi, me 4-kate, me çati, truall 158m2, njolla ndërtesës 143m2; me 2-katet e para sipërfaqe tregtare 260m2 dhe kati 3-të e 4-tërt me 313m2 sipërfaqe banimi, ideale për sistemimin 2-familje, në rrugën "Pjetër Gurakuqi" e "Fransua Pukvil", të cilat lidhen direkt me rr."Ali Shefqeti", 100m nga rreth-rrotullimi ri Shkozës mbi Lanë/pranë Poligrafikut / Spitali Continental /Kryegjyshatës (fundi rr. "A.Demi" /kryqëzimi me rr."S.Petrela" ose 900m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km(25min këmb) nga Sheshi "Skënderbej".
    Zona Urës Poligrafikut/rrotullimi Shkozës, ku gjendet Ndërtesa në shitje është një ndër zonat e njohura, të preferuara, në krahun e malit të Dajtit, shumë afër me unazën qëndrore të Tiranës dhe me unazën e madhe/re, si dhe ngjitur me zonat e tjera si; atë të "A.Demi"/Poligrafik, Kryegjashatës" të "Brrylit e Maternitetit Ri", të "Shkozës/ish-Uzinës Autotraktorëve"...etj. Kjo zonë është lehtësisht e aksesushme, jo vetëm nga rruga "Ali Demi" por aktualisht edhe nga Lana në segmnetin mbi Maternitetin e Ri deri tek rreth-rrotullimi Shkozës, i cili ngjitet deri tek New 24/ish-uzinën autotraktorëve/betoniere Sina. Gjithashtu edhe nga rruga "Sadik Petrela" që lidhë aksin e porcelanit(rr."Xhanfize Keko" me rrugën "A.Demi", si dhe nga Unaza e Madhe, e cila vjen nga TEG-Kodra e Priftit-Instituti Higjenës- Antibiotiku-rruga "Arbërit". Zona në fjalë është një zonë gjeografikisht mjaft e pastërt e Tiranës, me pamje dhe pozicion që shikon si nga mali Dajtit, nga Kryegjyshata dhe në drejtim të qendrës së Tiranës. Një mikro-zonë, pak e pjerrët për largimin e ujrave sipërfaqsorë, e mbushur krysisht me ndërtesa dhe vila të reja, jo shumë të larta, me diell të bollshëm, relativisht e gjelbëruar dhe me ajër të pastër.
    Trualli i Ndërtesës ka sipërfaqe totale prej 158.8m2, i pa rrethuar, ku nga para gjendet rr."P.Gurakuqi", ndërsa në dy anët e tjera veri-lindje gjendet ngjitur/kallkan një ndërtes tjetër private 3-katëshe, ndërsa nga mbrapa gjendet një ndërtes përdhese shtetërore dhe në jug-perëndim kabin-elektrike. Nga forma trualli dhe ndërtesa i afrohet asaj katrore. Relievi i truallit është i sheshtë/drejtë, me pjerrsinë natyrale që ka e gjithë pllaja/faqa e mbushur me ndërtime. Ndërtesa mbështet mbi truallin/njollën e ndërtimit prej 143.4m2, ndërsa pjesa tjetër është hapsire e lirë/funksionale për rrethë ndërtesës.
    Pozicioni dhe përbërja e Ndërtesës 4-Katëshe: Shtëpia/Ndërtesa me 4-kate mbi tokë, gjendet në linjën e parë dhe pamjen/fasadën më të madhe dhe hyrjen kryesore e ka nga rruga "P.Gurakuqi"/veri-perëndim, si dhe nga mbrapa në lindje/jug-lindje, 100m nga rruga "Ali Shefqeti" dhe 150m nga rrethe-rrotullimi Shkozës/mbi Lanë pranë Poligrafikut/Spitalit Continental/Kryegjyshatës (fundi rr."A.Demi" e "S.Petrela". Në raport me Maternitetin e Ri, Ndërtesa gjendet 900m larg(8min këmb) dhe nga qendra(Sheshi Skënderbej) është 2.5km(25-min në këmbe). Në një mikro-zonë, të qetë, të pastërt, me pamje të bukur/çlodhëse e qetësues, ku nga Shtëpia/Ndërtesa shikohet pllaja e Dajtit, kodra e Priftit, si dhe Kryegjyshata dhe një pjesë e Lanës (Materniteti Ri/qendra Tiranës). Ndërtesa 4-katëshe, gjendet mbi një truall me sipërfaqe/njolla ndërtimit 143.4m2 dhe sipërfaqe totale e ndërtuar 573.6m2, nga këto sipërfaqe neto e shfrytëzueshme për biznes është 260.6m2, ndërsa për banim 287m2. Ndërtesa është komplet ndërtim i ri, me konstruksion monolit (hekur e beton) që nga themelet, me kollona dhe arkitrarë beton-arme, ndarjet në kate me beton të derdhur dhe çatia beton i derdhur dhe e mbuluar me tjengulla, ndërsa muret me tulla të kuqe dhe të suvatuara edhe nga jashtë. Ndërtesa është me projek inxhinierik, me lartësia për çdo kat mbi 3m, me punime të realizuar nga sipërmarrës e profesionist të kujdesshëm.
    Kati I-rë (përdhes-sipërfaqe tregtare) Me sipërfaqe ndërtimi të shfrytëzueshme neto 130.5m2, përbëhet nga një hapsirë unike, me një kollone në brendësi, ndërsa të tjerat në anësore. Forma e sipërfaqes është drejtkëndore afërsisht 9m gjërësi(në ballore buzë rrugës) dhe gjatësi(thellësi) rrethe 15m. Hyrja në ambjent është direkt në ballore/buzë rrugës/trotuarit ku është fasada kryesore, vetrat dura-alumin dhe e mbyllur me qepena metalik. Aktualish, kjo sipëfaqe shfryrtëzohet si magazine-me qera. Kjo hapsirë mund të përdoret për çfardo lloje aktiviteti; si për punishte të ndryshme, për përpunim druri, metali, për botime-shtypshkonje, për punishte rrobaqepsie/fason, për magazin, për shitje artikuj të ndryshëm ...etj.
    Kati II-të mbi tokë/sipërfaqe tregtare. Me sipërfaqe totale 143.5m2, nga ku 130.3m2 sipërfaqe neto e shfrytëzueshme dhe 13.2m2 sipërfaqe ndihmëse, në anësore, ku gjenden shkallët e veçanta vetëm për ngjitje në këtë kat. Hapsira e këtij kati është unike, me një kollon në mes, ka formë drejtkëndore, me përmasa të përafërta 10m gjërësi me 13m gjatësi, me kubatur të larte mbi 3.5m, me shumë drite natyrale(vetrat dopio-xham/gri) nga jug-perëndimi dhe veri-perëndimi/rruga. Kjo hapsire përbehet nga salla/hapsira e madhe, nga tualeti i kompletuar e funksional dhe një hasire si depo. Dyshemeja eshte e shtruar e gjitha me me pllaka përmasa mbi mesataren, në ngjyrë gri të hapur dhe të zezë, me tavan të punuar me gips, ku janë të instaluar sistemi aspirim-kondicionimi qendror, me sistem ndriçimi dhe fonisë tavanor. Aktualisht, kjo sipërfaqe shfrytëzohet si lokal bar-kafe bilardo, ku ka banakun me të gjitha paisjet, 10-tavolina (për 4-persona), si dhe disa tavolina në këmb(në banak e anësore) dhe 2-fusha bilardo.
    Kati III-të sipërfaqe Banimi: Në këtë kat dhe katin e 4-tërt ngjitesh me shkallë të veçanta, enkas për këto dy kate, të cilat janë të mbyllura dhe brenda ndërtesës, me dritë/dritare natyrale dhe me dy shesh-pushime një në kat dhe një në mes të ngjitjes. Bashkë me shkallët sipërfaqa e katit është 143.5m2 dhe nga holli shkallëve me derë të veçante futesh në apartamentin e katit; Sipërfaqa ka forme drejtkëndore me përmasa 16m gjatësi (thellësi) dhe 9m gjerësi, me lartësi 3m, i cili aktualishtr është konceptuar/të përbëhet nga koridori hyrës/shpërndarës, me 2-dhoma gjumi(lindje e jug-lindje), 1-banjo(lindje), pjesa e ndënjes e kuzhinë-ngrënie, mbi 50m2 nga veri-perëndimi dhe ballkoni i madhe/gjatë, që përshkuan të gjithë sogiornon dhe me pamje Dajti, Kruja, qendra Tiranës. Apartamenti është i ndarë me mure/tull, i suvatuar por të pa lyer, dyshemeja nuk është shtruar (lënë sipas deshires, parket ose pllak), sistemet elektrike dhe hidraulike të përfunduara komplet, si dhe sistemi tubave për ngrohje/çiller. Dritaret dhe dyert e daljes në ballkon janë prej dur-alumin, dopio-xham, ngjyrë kafe klasike, ndërsa dyert e brendëshme nuk janë vendosur akoma, si dhe banjo e pa shtruar me pllaka dhe pa kompletuar me paisjet hidro-sanitare e dushin. Gjithashtu, ky kat/apartament mund të adoptohet edhe në variantin 3+1 me dy tualete, por aktualisht i është dhënë përparësi pjesës së ndënjes/sogiornmos për të qenë shumë e madhe. Ky kat shitet në këtë gjëndje, pa bërë ndërhyrje të tjera, me qellim që blersi i mundshëm, ta përshtasi sipas dëshirave-gustove dhe mundësive të tij.
    Kati IV-tërt Banim: Në këtë kat, si në katin e 3-të, ngjitesh me shkallë që janë apostafat për këto dy kate. Sipërfaqa totale, bashkë me shkallët e katit 4-tërt është 143.5m2 dhe forma është drejtkëndore me përmasa 16m gjatësi (thellësi) dhe 9m gjerësi. Tavani i këtij apartamenti është me thyerje si forma e çatësise me lartësi rrethë 3.5m në qendër dhe 2.2m në anësore(zbritje). Apartamenti është i shtruar i gjithi me pllaka cilësore, përmasa mesatare dhe ngjyrë bezhë pak e errët. Dyert e brendëshme prej druri cilësore, ngjyre klasike kafe pak e hapur, ndërsa dritaret dhe dyert-ballkonit duralumin, dopoi-xham, ngjyrë kafe klasike.
    Apartamenti është me shumë drite natyrale në të 4-tërta anët, me shumë pamje si larg dhe afër, lehtësisht i ajroshëm, çdo pjesë e tij me drite dhe ajrosje natyrale. Apartameti është i tipit 3+1 me 2-tualete dhe një ballkon të madhe. Planimetria e funksionimit është porsa fiutesh në një mini-koridor të hapur, në të djathtë gjendet ne fillim tualeti i përbashkët, përmasa të bollshme, kompletuar edhe me kabin-dushi, me dritare nga jug-lindja, po në këtë krah gjendet një dhome gjumi, (aktualisht shërben si dhomë pritje, leximi etj) përmasa normale, e mobiluar, me dritare nga jug-lindja. Nga mini-koridori drejt dhe majtas gjendet pjesa e ndënjes/sogiono me kuzhin-ngrenie, e bollshme, formë të rregullt katrore hapur, e përbëre nga zona ngrënies dhe ndënjes, e kompletuar dhe mobiluar dhe me derë-dritare vetrat të madhe për dalje në ballkon-llozh, i cili gjendet nga veri-perëdimi, përmasa të bollshme, formë drejtkëndore i gjatë që shkon deri tek dhoma gjumit, me pamje nga Dajti, drejtimi Krujës, dhe Lana/qendra Tiranës. Nga pjesa e ndënjes-kuzhin në vazhdim kalohet në një tjetër mini-koridor ku në ballë gjendet një dhome gjumi, përmasa normale, e mobiluar, me dritare nga jug-lindja, ndërsa në tëdjathte mini koridorit gjendet dhoma gjumit matrimoniale, përmasa të bollshme, e kompletuar dhe mobiluar, me derë-dritare të madhe vetrat për dalje në ballkon,(veri-perëndimi), si dhe me banjo-dush, përmasa normale, kompletuar dhe funksionale, me dritare nga lindja.
    Përdorimi/shfrytëzimi e situata aktuale: Vila/Ndërtesa 4-katëshe, gjithmone ka qenë e shfrytëzuar dhe banuar nga të zotët, si dhe aktualisht, po nga të zotit. Gjendja fizike e ndërtes mjaft e mirë dhe e mirëmbajtur, ndërkohë është e destinuar për shitje.
    Preferencat dhe kushte e shitjes: Preferohet të shitet si një e tërë (truall+ndërtesa), por mund të shitet edhe e ndarë në kate të veçanta sipas kërkesave, pasi është e mundur nga ana inxhinierike dhe juridike që çdo kat mund të funksionoj më vehte.
    Dokumentacioni: Ndërtesa e banimit bashkë me truallin është me Çertifikat Pronësie si një e tërë, por mund të ndahet me dokumentacion të veçantë çdo kat.
    Çmimi i Shitjes: Ndërtesa komplet, bashkë me truallin prej 158.8m2 shitet me 500'000 euro-€, i diskutueshëm. Gjithashtu mund të shitet edhe me kate të ndara/më vehte:
    -Kati përdhesë sipërfaqe tregtare(aktualisht e lëshuar me qera) shitet me 195'000 € (1'500 €/m2 diskutushëm
    -Kati dytë (parë mbi toke) sipërfaqe tregtare aktualish lokal bar-kafe bilardo... me 160'000 € (1200 €/m2 diskutushëm
    -Kati tretë (pari banim) siperfaqe banimi por akoma i papërfunduar shitet me 143'000 € (1000 €/m2 .
    -Kati katërt (dyti banim) fundit sipërfaqe banimi, e përfunduar(aktualisht e banueshme) shitet me 157'000 € (1'100 €/m2 diskutushëm
    Adresa: Rruga "Pjetër Gurakuqi" e lidhur direkt me rr."Ali Shefqeti",100m nga rrethe-rrotullimi Shkozës mbi Lanë, tek Poligrafiku/ Kryegjyshata (ku përfundon rr."A.Demi"), 900m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" Tiranë. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    ************************************************** ***************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real-Estate
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    Stc.Unazës pranë D.Përgjithëshme Policisë së Shtetit/përball Min.Jashteme, Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp




















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X