Shitet, Vila,TEG UNA25047
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
640
m²
Nr dhoma
4+1
Kati
Kati
0
Cmimi Euro
950000
€
Disponojmë Vilë 3-katëshe për Shitje.
Vila është i pozicionuar në zonën e TEG-ut, Kompleksi CUCI
Vilat me sipërfaqe 359.3 m2, shtrihen në 2 kate mbi toke plus një kat nëntokë, tarracë të gjelbëruar 100 m2, oborr të gjelbëruar 600 m2. Kati nëntokë, ajroset dhe ndricohet nga drita natyrale, e siguruar nga hapsira e tunelit 40 m2. Gjelbërimi i oborrit, verandave, dhe tarracës është projektuar nga studio e njohur Italiane Sandrini.
1 VILË DISPONON:
• 600m2 sipërfaqe trualli për vile përfshirë edhe njollën e ndërtimit.
• 640 m2 ndërtim përfshirë dhe sipërfaqe verande ose tarracë.
• E organizuar ne 4 ambjente.
Kati -1, kati 0, kati 1 dhe kati i tarraces në total disponon:
1 sallon
1 ambjent gatimi dhe ambjent ngrënie
1 studio
4 dhoma gjumi
5 tualete
1 ballkon
1 lavanderi
1 hapsirë e përshtaëshme për kinema, palester etj
Hapsira të bollshme tarrace dhe veranda
Hapsirë e gjelber ( oborr ) e shfrytëzueshme
2 poste parkimi
Pishinë dhe xhakuzi i përbashket për të rritur dhe femijë
Me mobilim cilësor të arreduar nga studio arkitekture profesionale.
Sistem kondicionimi Daikin Qëndror .
Oxhak në sallon që shpërndanë të ngrohtin në 2 katet e viles.
Super cilesi në ndërtim dhe arredim.
Ndërtimi dhe arredimi më i mire bashkëkohor.
Kati -1 ( 162.4m2 )
Disponon 1 dhome gjumi
1 lavanderi
1 tstudio
1 tualet
Hapsirë për kinema, palester etj
Kati 0 ( 158.5m2 )
Disponon sallon
Ambjent gatimi
Ambjent ngrenie
1 tualet
1 verandë
Kati 1 ( 192.7 m2 )
Disponon
3 dhoma gjumi
3 tualete
1 ballkon
1 verandë e gjelberuar
Kati i tarraces (125.1m2)
Ambjent shum i përshtatshem për qëndrim pushim dhe barbeque.
E MOBILUAR
• Në vend të mureve të jashtme tradicional me tulla, është përdorur System + me mure polisteroli EPS 16 dhe 18 cm, me rrjeta celiku të galvanizuara, që sigurojnë një eficencë maksimale termike si dhe një koeficent të lartë sigurie ndaj lekundjeve sizmike.
• Muret e brendeshme, janë realizuar me dopio panele gipsi me mbushje pambuku mineral 10cm, duke ofruar izolimin akustik të nevojshëm.
• Sistemet kondicionimit me Chiller Daikin Inverter, sigurojnë efikasitet të lartë edhe në ngarkesat e pjeseshme. Altherma RHW për ujin sanitar e kombinuar me panelet diellore garantojnë eficencën e nevojshme për ruajtjen e tij. Ngrohja elektrike nga dyshemeja me rezistencat tubolare Raychem, në ambjentet e tualeteve ruan temperaturat e nevojshme ne dimër.
• Vetratat e aluminit të serisë Exalco Albio 235 dhe Exalco Albio 109C me xhama dypleks Guardian glass, me rrëshqitje, bioklimatike, karakterizohen nga luksi në dizajn. Profilet me forcë të lartë janë ideale për hapje të mëdha, si dhe sigurojnë performancë të lartë në izolimin termik e akustik.
• Vila është pajisura me sinjal tokësor dhe satelitor. Sistemi mundëson kapjen e sinjalit nga dy satelite të ndryshëm njëkohësisht. Antena e sinjalit tokesor eleminon deformimin e sinjalit televiziv nga interferencë të tjera.
Interneti (Wi-Fi) mbulon të gjithë sipërfaqjen e vilës dhe shpërndahet me antena tavanore me dizenjim modern për cdo kat. Antenat shpërndajnë sinjal nëpermjet valeve 2,4/5 Gliz.
• Vila ka të instaluar sisteme të sigurisë së lartë me akses dhe kontrol. Hyrja në vile mundësohet nëpërmjet teknologjisë RFID me anë të kartave të personalizuara.
• Ndicim bashkohor, i realizuar me ndricues “LED” të markave Philips dhe Ideal Lux.
• Vila është e shtruar me parket druri inxhinjerik.
Ndodhet në një zonë të aksesueshme dhe të preferuar për banim.
Cel. : +355699697567