Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Shitet Shtëpi/Ndërtes e Re, 2-kat, tarrace / mundësi papafingo, truall 162m², njolla ndërtes 122m², sip.ndërtuar 249m²Cmimi 280'000€, në rr.S.Petrela 600m nga Materniteti Ri Tirane








    Tirane, Shitet Shtëpi/Ndërtes e Re, 2-kat, tarrace / mundësi papafingo, truall 162m², njolla ndërtes 122m², sip.ndërtuar 249m²Cmimi 280'000€, në rr.S.Petrela 600m nga Materniteti Ri Tirane





































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    1 Poligrafiku | Autotraktoret | Shkoze





    Tipi



    shtepi





    Siperfaqja m²



    249





    Nr dhoma



    3+1





    Kati

    Kati

    2





    Cmimi Euro

    280000








    Shitet: Vilë/Ndërtes e Re banimi, me 2-kate, me solet e me mundësi për papafingo, truall 162m2, njolla ndërtesës 122m2; me sipërfaqe banimi për të 2-katet 249m2 me 2-dhoma gjumi, 1-sogiorno të madhe,1-kuzhin-ngrënie më vehte, 2-banjo,1-holle, 2-ballkone-verand, kati parë është lënë për biznes, në rrugën "Mustafa Mehidri", e cila lidhet direkt me rr."Sadik Petrela", 100m nga rrethë-rrotullimi ri Shkozës mbi Lanë , tek Poligrafiku(Spitali Continental )/ Kryegjyshata (ku përfundon rr."A.Demi" e kryqëzimi me rrugën "S.Petrela" ose 900m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min këmb) nga Sheshi "Skënderbej".
    Zona mbi Maternitetin e Ri/rr.Sadik Petrela/Ura Poligrafikut/rrethe rrotullimi Shkozë), ku gjendet Ndërtesa/Vila në shitje është një ndër zonat e njohura, të preferuara, në krahun e malit të Dajtit, shumë afër me unazën qëndrore të Tiranës dhe me unazën e madhe /re, si dhe ngjitur dhe e lidhur me zonat e tjera si; atë të "Brrylit dhe Maternitetit Ri", të "Ali Demit/Poligrafik, Kryegjashatës ", "Profarmës-Xhamllikut, Porcelanit -Varrit Bomit", "Shkozës/ish-Uzinës Autotraktorëve" etj. Kjo zonë është lehtësisht e aksesushme , jo vetëm nga rruga "Sadik Petrela", e cila lidhë aksin e porcelanit(rr."Xhanfize Keko" me rrugën "A.Demi", por edhe riparimi dhe investimi që i është bërë Lanës në të dy anët/krahët e saj, në segmnetin mbi Maternitetin e Ri deri tek rrethë-rrotullimi i ri Shkozës, i cili po vazhdon deri tek New.24, ish-uzinën autotraktorëve/betoniere Sina, duke u lidhur me Unazën e Madhe, e cila vjen nga TEG-Kodra e Priftit-Instituti Higjenës- Antibiotiku-Rruga e Arbërit. Zona në fjalë është një zonë gjeografikisht mjaft e pastërt e Tiranës, me pamje dhe pozicion që shikon si nga mali Dajtit, nga Kryegjyshata dhe në drejtim të qendrës së Tiranës. Kjo është një mikro-zonë, pak e pjerrët për largimin e ujrave sipërfaqsorë, e mbushur krysisht me ndërtesa dhe vila të reja, jo shumë të larta, me diell të bollshëm, relativisht e gjelbëruar dhe me ajër të pastër.
    Pozicioni i Vilës/Ndërtesës 2-Katëshe: Shtëpia/Ndërtesa 2-katëshe gjendet në linjën e parë dhe me pamje e hyrje kryesore në rrugën "Mustafa Mehidri"/lindje e jug-lindje, e cila lidhet direkt me rrugën "Sadik Petrela" tek Restorant Qordja, 100m nga rruga rrethë-rrotullimi i ri Shkozës/Poligrafikut mbi Lanë, pranë Spitalit Continental/Kryegjyshatës (aty ku përfundon rr."A.Demi" me rr."S.Petrela"). Në raport me Maternitetin e Ri, Shtëpia/Vila gjendet 900m larg(rrethe 8min në këmbë) dhe nga qendra(Sheshi Skënderbej) është 2.5km (rrethë 25 min në këmbë). Në një mikro-zonë, të qetë, të pastërt, me pamje të bukur/çlodhëse e qetësues, ku nga Shtëpia/Ndërtesa shikohet pllaja e Dajtit, kodrat e Shkozës dhe Farkës së Vogël-Çollakëve/Kryegjyshata dhe një pjesë e mire e pjesës së poshtme të Lanës (Materniteti Ri, drejtimi qendërs së Tiranës). Me infrastrukturë rrugore të rrugicave të mirë deri tek Vila/Ndërtesa. Këtu gjenden edhe disa bar-restorante të njohura si "Vila Balla", Restorant "Vëllezërit Qordja" si dhe kopështe për fëmij e shërbime të tjera,.. etj. Futja-aksesi në Vilë/Ndërtes realizohet direkt nga rruga "M.Mehidri", në krahun e majtë, e dukshme nga rrugica, nëpërmjet portës që gjendet buzë rrugës dhe aksesi deri tek Vila realizohet në më shumë se 3-drejtime (nga rr.S.Petrela, rr.A.Demi dhe nga buzë Lana).
    Trualli i Vilës/Ndërtesës me sipërfaqe 161.7m2 është i rrethuar me murë/avlli me një lartësi prej 2m, nga 2-anë, para(lindje-jug-lindje)/ rr."M.Mehidri", si dhe nga perëndimi, ku kufizohet me një rrigicë për këmbësor, ndërsa nga mbrapa(veri)në kurris është ndërtesa e komshiut dhe nga veri-lindje gjendet gjithashtu ndërtes e komshiut. Nga forma trualli dhe ndërtesa i afrohet asaj drej-këndore(përmasat e truallit janë 10m gjërësia (ballore/rruga) dhe 16m gajtësia/në thellësi. Nga para(brenda avllis)Vila/Ndërtesa ka sipërfaqe/hapsirë oborrë rrethë 35-40m2. Relievi i truallit është i sheshtë/drejtë, me pjerrsinë natyrale që ka e gjithë pllaja/faqa e mbushur me ndëritme.
    Vila/Ndërtesa 2-katëshe: Gjendet mbi një truall me sipërfaqe 162m2, njolla ndërtimit 122m2 dhe sipërfaqe totale ndërtuar 249.4m2. Vila/Ndërtesa është komplet ndërtim i ri, me konstruksion monolit (hekur e beton) me kollona dhe arkitrarë beton-arme, ndërsa muret me tulla të kuqe dhe të suvatuara edhe nga jashtë, ndërsa lart e mbuluar me solete/tarracë, ku janë lëne hekurat për një kat ose papafingo dhe në tarrac ngjitesh me shkallë të brendëshme normale si në katin e 2-të. Ndërtimi i Vilës/Ndërtesës është bëre me projek inxhinierik, me lartësi rrethë 4m kati përdhesë dhe rrethe 3m kati i dytë (banim), si dhe punimet e ndërtimit janë realizuar nga sipërmarrës e profesioniste të kujdesshëm. Të gjitha insalimet elekrike e hidraulike sipas kohës dhe çdo pjesë e brendshme e kësaj ndërtese është me dritë e ajrosje natyrale. Ndërtesa është realizuar pas vitit 2005 është në gjendje fizike mjaft të mirë, ka një përdorim dhe mirembajtjte të kujdesëshme nga të zotët.
    Përbërja/planimetria e Shtëpisë/Ndërtesës me 2-kate: Përbëhet nga 2-kate teknik mbi tokë, të cilat janë të destinuar njëri/kati përdhes/(parë) për aktivitete biznesi dhe kati i 2-të për banim, ndërkoh shkallët e brendëshme shkojnë të rregullta deri në tarracë. Nga para/rr."M.Mehidri" nëpërmjet një porte metalike me 2-kanate dhe një çati të vogël, futesh direkt në oborrin e Ndërtesës (sipërfaqe rrethe 35-40m2, i cili është i rrethuar me një avlli/murë mbi 2m lartësi dhe i shtruar me beton. Nga oborri, nëpërmjet 2-shkallëve futesh direkt, si në hollin për ngjitje në katet e tjera, ashtu edhe nëe hyrjen më vehte direkt në katin përdhesë.
    Kati I-rë (përdhesë) Me njollë të sipërfaqes së ndërtimit prej 122m2 përbëhet nga holli që shërben edhe për ngjitje në katet e tjera (rrethe 20m2 dhe nga sipërfaqa që është destinuar për aktivitete biznesi mbi 100m2. Pjesa që shërben për ngjitje në katet e sipërme përbëhet nga holli llozhë i hapur nga para me një sipërfaqe rrethë 10m2 dhe nga këtu nëpërmjet derës kryesore hyrëse futesh në hollin e brendshëm të katit përdhesë (edhe kjo rrethë 10m2, me dritare) ku shërben për mbajtjen e lavatriçes dhe objekte e paisje të ndryshme, si dhe nga këtu nisin shkallët për katet e tjera. Sipërfaqa për biznes është në formë drejtkëndore dhe me një zgjatim djathtas në formë L-je në fund të hapsirës, kjo hapsirë është me lartësi rrethë 4m, me 2-kollona në mes, e byllur në anësore me murë tulle të plotë, i pasuvatuar, dhe tavani me panele të pa suvatuara. Futja në këtë hapsirë është direkt në ballore nga oborri vilës/ndërtesës dhe e mbyllur me qepen të madhe metalik. Kjo hapsirë është i deale për punishte të ndryshme, për përpunim druri, metali, për botime-shtypshkonje, për punishte rrobaqepsie/fason, për servis makinash..etj.
    Kati II-të banim. Me sipërfaqe totale 127.4m2, nga ku banim 101m2 dhe verand/ballkon 26.4m2, me holl-shpërndarës në kat, me 2-dhoma gjumi, 2-banjo, kuzhinë-ngrënie më vehte dhe pjesa ndënjes/sogiorno. Nga holli, i katit parë, nëpërmjet shkallëve të brendëshme, të gjëra(110cm), të cilat janë në ngjitje fomë L-je(duke i mituar një shesh-pushim), të nxjerrin në hollin e katit II-të, në fomë katrore i bollshëm dhe nga ku kalohet në të gjitha pjesët e tjera dhe ngjitja për në tarracë. Në të djathtë të hollit gjendet dhoma e parë e gjumit, e bollshme, me dritare nga veri-perëndimi, e mobiluar dhe funksionale. Po në të djathtë të hollit gjendet dhoma e II-të, e bollshme, e mobiluar, me derë-dritare (nga perëndimi e jug-perëndim), e cila ka banjo-dush brenda, të kompletuar e funksionale, me dritare nga veri-perëdimi. Po nga kjo dhomë nëpërmjet derë-dritare të madhe, kalohet në ballkonin jug-perëndimor, i cili shtrihet në të gjithë gjatësin e krahut jug-perëndimor të ndërtesës dhe i lidhur me ballkonin e krahut jug-lindor. Nga holli, përballë gjendet banjo-dush e përbashkët, e bollshme, e kompletuar dhe funksionale, me dritë e ajrosje natyrale nga jug-perëndimi. Ndërsa në krahun e majtë të hollit gjendet, në fillim dera për futjen në pjesen e ndënjes/sogiono, e bollshme, formë të rregullt, e mobiluar dhe me dritare nga jug-lindja, nga pjesa e ndënjes nëpërmjet një vetrate të madhe rrëshqitëse komunikohet direkt me kuzhin-ngrënie. Nga holli, po majtas pas derës së pjesës ndënjes gjendet pjesa e kuzhin-ngrënie, e bollshme, e kompletuar, e cila komunikon edhe me pjesën e ndënjes, me vetratë të madhe e dyer rrëshqitëse. Gjithashtu nga kuzhin-ngrënie nëpërmjet dyerve të një vetrate të madhe kalohet në ballkonin jug-lindor, me pamje nga lindja/Dajti dhe jug-lindja/Kryegjyshata, i cili është në të gjithë gjatësin e pjesës ballore të ndërtesës dhe lidhet me ballkonin e krahut jug-perëndimor. E gjithë hapsira e ballkoneve, nga para/ballore është i hapur, ka një gjërësi prej 110cm, e rrethuar me murë në lartësin deri në 80cm dhe nga lart i mbuluar me soletën/ tarracën.
    Tarraca: Nga holli katit II-të, shkallët vazhdojne në mënyrë të rregullt deri në tarracë, e cila ka edhe hekurat e kollonave për shtesë apo papafingo. Tarraca e rregullt, e izoluar me të gjitha materialet hidroizoluese, pa asnjë problem, e thurur me murë anësor 70cm.
    Shkallët:Shkallët janë brenda ndërtesës dhe fillojne nga holli i brendshëm i katit parë/përdhesë dhe ngjiten të rregullta me të njëjtën gjërësi dhe formë deri në tarrën e ndërtesës. Shkallët kanë një gjërësi rrethë 110cm, janë prej mermer-granit, ngjyrë gri me nuanca gri e errët, nga njëra anë e shkallëve janë faqet e murit dhe nga ana tjetër është lënë për vendosjen e mbajtëseve anësore duralumin/ ose prej druri, shkallët janë me dritare/dritë natyrale.
    Muret dhe tavanet:Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të ndryshme, kryesisht të hapura(mente,lejla,limon,gri,bardhë), ndërsa tavanet normale me pak punime gipsi, ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja: është e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyrë bezhë të hapur.
    Dyert e brendshme: Dyert e brendëshme janë prej druri, të plota, me ngjyre kafe klasike në mjaltë, ndërsa vetratat/dyer-dritare dhe dyert e banjove janë dur-alumin, ngjyrë kafe, me dopio-xham të bardhe/transpartent.
    Përdorimi/shfrytëzimi e situata aktuale: Vila/Ndërtesa 2-katëshe, gjithmone ka qenë e banua nga të zotët, si dhe aktualisht banohet po nga të zotit. Gjendja fizike e ndërtes mjaft e mirë dhe e mirëmbajtur, ndërkohë është e destinuar për shitje.
    Preferenca: Preferohet të shitet si një e tërë(truall+ndërtesa) e pa ndashme në kate apo pjesë të ndryshme.
    Dokumentacioni: Ndërtesa e banimit bashke me truallin është me Çertifikat Pronësie si një e tërë, dhe e shitëshme në çdo moment.
    Çmimi i Shitjes: Ndërtesa bashkë me truallin shitet me 280'000euro-€, Prona është disponibël për shitje në çdo moment.
    Adresa: Rruga "Mustafa Mehidri" e lidhur direkt me rr."Sadik Petrela",100m nga rrethë-rrotullimi ri Shkozës mbi Lanë, tek Poligrafiku/Kryegjyshata (ku përfundon rr."A.Demi" e kryqezimi me rrugën "S.Petrela" ose 800m(8-min këmb) nga Materniteti Ri dhe 2.5-km (25min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" Tiranë. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    ************************************************** *************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës tek D.Përgjitheshme Ploicicsë së Shtetit/ përball Min. Jashtme, Tiranë
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email :: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp

















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X