Zona/Rruga : San Nicolas Resort & Residences ) Palase- Dhermi
Shitet: Vile Individuale ( San Nicolas Resort & Residences ) Palase- Dhermi me Cmim Oferte (2800/m2)
Shitet Vile individuale Luksoze në Kompleksin: San Nicolas Resort & Residences (Dhermi - Palase) - në Kompleksin me te Ri, më Luksoz të Rivieres Shqiptare! Një nga Destinacionet më ekskluzive Padiskutim në Shqipëri, dhe së Shpejti dhe në Ballkan!
Q3860
Ndarja e Ambienteve:
- 3 Dhoma Gjumi
- 3 Tualete
- 1 Sallon + Kuzhinë Open Space
- Verande
- Parcele Toke + Pishinë Personale
- 2 Vende Parkimi
Siperfaqja:
- Sipërfaqe Ndërtimi: 219.4 m2 ( 109.7 Kati perdhe & 109.7 Kati i pare )
- Sipërfaqe Parcele toke : 580 m2
( Siperfaqe Totale Ndertim + Parcele e Përdorshme : 690 m2 )
CMIMI Oferte : 2800 / m2 Ndertimi : +100/m2 Parcela : 672,000
Përshkrimi I kompleksit :
Kompleksi San Nicolas është një destinacion turistik dhe rekreativ i standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë, në Shqipëri dhe në rajon. Është një projekt inovativ, i cili do të sjellë një vizion të ri në turizmin e një stili jetese luksi të nivelit të lartë.
Projekti San Nicolas ka kombinuar dizajnin modern me natyrën mesdhetare. Kompleksi do të zhvillohet me një përzierje të komponentëve të banimit, duke përfshirë vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme. Këto rezidenca ndodhen mes gjelbërimit karakteristik të zonës. Gjithashtu, pozicionimi i kompleksit mundëson akses në ambientet dhe komoditetet kryesore të jetesës. San Nicolas ofron një nga plazhet më të bukura të Rivierës Jon.
Kompleksi turistik, me emrin San Nicolas ndodhet në një nga zonat më të bukura të bregdetit jugor në Dhërmi Vendndodhja Palasë. E vendosur në zemër të Mesdheutnjë portë dhe urë strategjike midis Ballkanit, Evropës Perëndimore dhe Lindore, Shqipëria është një destinacion lehtësisht i aksesueshëm. I përshkruar si një destinacion i rekomanduar botëror, ky vend e meriton plotësisht këtë vlerësim duke ofruar një panoramë të mrekullueshme të të gjithë përbërësve të natyrës. Falë pozicionit në lidhje me rrjetin rrugor kombëtar dhe rajonal ndër më të rëndësishmit në vend, ai ka një pozicion gjeografik mjaft të favorshëm në komunikimin e afërt dhe të largët me qendrat e tjera urbane të vendit.
Rezidenca turistike edhe rezidenciale e pozicionuar në bregdetin Shqiptar në një zone unike dhe elitare vetem 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit. San Nicolas do të ofrojë sherbime të ndryshme si ambiente tregtare, një Hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, Godinë sherbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj. Rezidenca do të ofrojë punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopion xham, parapetet e ballakoneve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje perëndim të cilat do ti japin një ndricim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve
Cel. : 0692238499