Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Me Qera, Vilë Luksoze me 2-kate, sip.banim 220m², sip.truall 500m², Qera 2'500 euro/muaj, në Kompleks Rezidencial Long Hill








    Me Qera, Vilë Luksoze me 2-kate, sip.banim 220m², sip.truall 500m², Qera 2'500 euro/muaj, në Kompleks Rezidencial Long Hill




































    Me Qera: Vilë dy katëshe, në kompleksin rezidencial me të mirë në Tiranë "Long Hill", në zonën e Lndrës (pasi kalon qendrën tregtare TEG). Vilë, me 1-ambjent të bollshëm ndënje dhe gatim-ngrënie(komplet kati dytë) dhe një ambjent ndënje në katin e parë(përdhes), me 2-veranda(nga një në çdo kat), me 3-dhoma gjumi(kati përdhes), 3-banjo, 2-vend-parkim dhe ambjente të tjera ndihmëse, me sipërfaqe banimi 220m2 dhe sipërfaqe trualli 500m2( përfshire oborrin/bahçen). Në Rezidencën "Long-Hill"/Lundër 8-km (15-min autovetur) nga Ura-Elbasanit/Unaz/Lana/Shkolla Baletit dhe 1.5-km nga qendra TEG/Autostrada Elbasanit. Tiranë
    Zona (Lundër): ku gjendet Kopmleksi Rezidencial "Long Hill" është një ndër zonat më të preferuara, shumë afër qendrës së Tiranës dhe lehtësisht e aksesushëm. Zona e Lundrës gjendet në lindje dhe jug-lindjte të qendrës së Tiranës, me një reliev kodrinor të butë dhe të gjelbëruar/pyllëzuar. Kjo zonë në 2-dekadat e fundit ka njohur një zhvillim të vrullshëm investimesh duke u kthyer në një zonë rezidenciale (banimi) kryesisht të tipit Vila (2-3 kate) dhe zonë komerciale-turistike dhe rekreative (me qendër tregtare, hotele, restorante dhe resorte të ndryshme me pishina, kënde lojrash për fëmij etj). Gjithashtu në këtë zonë janë kryer shumë investime publike, duke u kompletuar me infrastrukturë rrugore dhe shërbimet (utilitetet) e tjera publike (elektriciteti, uji...etj).
    Kompleksi Rezindencial "Long Hill": Ky kompleks i ndodhur në zonën e Lundrës, i përfunduar në 3-vitet e fundit dhe është ngjitur/vazhdim i kompleksit tjetër residencial atij "Rolling Hill". Kompleksi gjendet 8-km larg (15-min me autovetur) nga unaza qëndrore e Tiranës/(Ura e Elbasanit) dhe rrethë 1.5-km nga qendra tregtare TEG(Autostrada Tirane-Elbasan), në një terren pak të pjerrët/kodrina të buta dhe me hapsirë (ajrore) të gjërë ku duken si malet e Krrabës, Petrelës, i Dajtit, kodrat e Selitës dhe Saukut. Në një terren/zonë me diell gjatë gjithë ditës, me ajër të pastër, me pamje relaksuese, me gjelbërim/i pyllëzuar me drurë lisi, akacije... etj. "Long Hill" redience është konceptuar dhe ndërtuar me projektet më të fundit bashkëkohore, në ndërtimin e Vilave dhe është përshtatur në mënyrë të natyrshme me ambjentin dhe gjeografinë e zonës. Zgjidhja arkitektonike në harmoni me natyrën dhe relievin e bën këtë kompleks vilash, që të shijosh një pamje fantastike nga çdo Vilë e kompleksit. Kjo është rezidenca me cilësinë më të mirë dhe më të lartë, të ndërtimit të vilave dhe ambjenteve të përbashkëta, e cila ofron një larmi fasilitetesh, për një jetë komode dhe shumë të qetë, të rehatshme, me ambjente të gjelbërta, ajër të pastër, kënde lojrash për fëmij, bar dhe restaurant, si dhe një pishinë gjigande për sezonin e verës. Në këtë rezidencë ofrohet administrim, mirë-mbajtje dhe siguri 24-orë, me sistem survejimi në të gjithë hapësirën e saj, si dhe të gjitha shërbimet e tjera të pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit gjatë natës… etj. Tëgjitha Vilat e kompleksit janë të të njëjtit projekt/tip me dy kate, atij përdhesë dhe e katit të parë, të baras-larguara nga njëra-tjetra(për një privatësi dhe qetësi), me haspira të gjelbërta mes tyre, si dhe në të gjitha anët e çdo Vila(me oborrë/bahçe në të dy anët si në hyrje dhe ana tjetër panoramike). Vilat janë të pozicionuar në mënyrë të tillë që asnjëra nuk pengon tjetrën, si dhe përcaktimet e qarta, të kufijve dhe rrethimeve të çdo Vile, të rrugicave dhe rrugëve të qarkullimit, vendeve të parkimit…etj.
    Vila me Qera: Gjendet në kompleksin rezidencial më lluksozë dhe më të veçantë që ka në Tiarnë/ Shqipëria. Vila e stilit me 2-kate( kati 0 dhe 1), është mbi një sipërfaqe totale toke prej 500m/2, nga të cilat njolla e ndërtesës zë 120m2 dhe sipëfaqa e shfrytëzuar ndërtim/për banim shkon mbi 220m/2. Ndërsa pjesa tjetër është oborrë/bahçe në të dy anët e Vilës, (para nga hyjra/lindja dhe mbrapa jug-perëndimi). Në Vilë futesh nga porta kryesore/jashtme në oborrin para ndërtesës dhe nëpërmjet derës kryesore hyrëse, futesh brenda, e cila të nxjerrë/çon direkt në katin e parë(1) dhe nga ku kalohet edhe në katin përdhesë(0). Planimetria e katit pare(1) përbëhet nga një hapsirë/ambjent i hapur dhe i bollshëm ndënje, gatimi dhe ngrënie, e cila ështëe konceptuar me zona. Nga hapsira e madhe me fasada dhe dritare në 3-anë, kalohet nëpërmjet një dere-fasadë e levizëshme(me rrëshqitje) në verandën/ballkonin e madhë, me pamje fantastike si në afërsi(bahçe, Vilat e tjera dhe ambjentet e kompleksit) dhe në largësi(malet dhe kodrat në horizont). Gjithashtu në këtë kat gjendet në hyrje edhe tualeti i përbashkët dhe në afërsi të hyrjes në krahun e djathtë gjenden shkallët e brendëshme, që të zbresin në katin përdhesë(0). Planimetria e katit perdhese(0) përbëhet nga holli/pjesa e përbashkët e ndënjes me shumë dritë naryrale, e cila komunikon me 3-dhomat e gjumit dhe me 2-banjot, si dhe me dalje në verandën/oborrin e katit përdhesë. Gjhithashtu, në vilë janë edhe ambejtet ndihmëse si; depo, lavanteri, dhomë e ngrohjes qëndrore …etj. --Vila ka një arkitekture dhe planimetri të tillë, ku çdo pjesë e saj ka dritë dhe ajrosje natyrale, me fasada e forma të dritareve, që të japin ndjesinë se ndodhesh, njëkohësisht si brenda në Vilë ashtu edhe jashtë në natyrë. Planimetria është shumë e rregullt, e investuar me shumë shije, komode, ku ngrohja është me sistem qëndror Daikin, parket cilësor druri i shtruar në gjithë vilën, hidrosanitare incaso/varura, pasqyra me ngrohje, dyer dhe dritare pvc dopio xham dhe termoizolim, sisteme/ instalime elektrike dhe ndriçimi moderrne etj. Vila është e mirë-majtur, e pastërt dhe në gjendje mjaft të mirë.
    Vila ofrohet me qera; me kuzhinë të kompletuar (me gjithçka sobë, frigorifer, mikrovale, larëse enësh etj) dhe banjo/dushet e kompletuara dhe funksionale, ndërsa mobilimi kryhet nga vetë qera-marrësi.(ka vetëm 2-dolllape rrobash në 2-dhoma gjumi).
    Dyert e brendëshme janë të gjitha prej druri ngjyrë të bardhë, ndërsa dritaret dhe dyert e ballkoneve janë pvc dopiao-xham cilësore, ngjyrë të bardhë, me grila plastike ngjyrë ulliri. Të gjitha pjesët dhe katet janë me sistem ngrohje/ftohje qëndrore.
    Dyshemeja: Në të dy katet është e shtruar me parket cilësor, ngjyrë kafe klasike(pak të hapur), ndërsa shkallët e brendëshme për në katin përdhes janë të shtruar me dërrasë druri ngjyrë kafe, përveç banjove që janë shtruar me pllaka cilësore.
    Përdorimi i mëparshëm dhe aktual: Që nga ndërtimi dhe deri në këto momente ndërtesa ka qenë përdorur nga një qeraxhi i huaj, ndërkohe është disponibël për me qera, nga 1-Qershori 2019.
    Preferencat & Kushtet:Jepet për çdo familje, apo individ vendas e të huaj, jepet për periudha jo më pak se një-vit, me kontratë të rregullt qeraje, lejohen kafshët shtëpiake. Kërkohet vlera e qerasë së 2-muajve si garanci dhe pagesa mujore çdo fillim muaji.
    Dokumentacioni: Vila është me Çertifikat Pronësie, dhe për Qeranë mbahet kontrate qeraje.
    Qeraja Mujore: 2'500 euro €/ muaj, përfshire taksën 15%(tatimi në burim) dhe përjashtuar shpenzimit korrente ujë, drita, tarifat e shërbim-pastrimit ...etj, që përballohen nga qeramarrësi. Ndërtesa/Vila është disponibel nga 1-Marsi 2020.
    Adresa: Zona Lundër/TEG, Rezidenca "Long Hill" 8-km larg(15 min autovetur) nga Ura-Rrugës Elbasanit /Unaza Qendrore/Lana/ Shkollës "Baletit", dhe 1.5-km nga Qendra Tregtra TEG/ Autostrada Tirane-Elbasan . adgss
    Cel: 069 62 81 433 . adgss
    *******************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës ish-Ministrisë Shëndetësisë/përball Min.Jashtme
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp




















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X