





Rezidenca Kadiu, 560€ , 1+1+Ballkon Kati 8, 46 m²
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Location Rruga + Nr.
Rruga Pasho Hysa, Rezidenca Kadiu
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
46
m²
Nr dhoma
1+1
Kati
Kati
8
Cmimi Euro
560
€
**For English text us on WhatsApp**
Ofroj për qeradhenie mujore apartamentin tim të mobiluar sipas standarteve më te reja. Apartamenti ndodhet ne katin e 8-te (kati i parafundit) i nje kompleksi në perfundim - Shkurt 2026 (Kliko linkun: Rezidenca Kadiu).
Brenda kompleksit gjenden kafene, dentiste, markete (30metra), berber, etj. Në rrugën kryesore gjenden taksi dhe stacioni i linjës së autobuzit, restorante etj. Liqeni i mrekullueshem i Farkës i cili ju fton të çlodheni; te beni sport apo të shijoni një dreke/darkë pranë ujit, arrihet brenda 15 minutave ecje; "Toptani" arrihet brenda 30 minutave në kembë.
Apartamenti ka tipologjinë 1+1 me një prerje praktike. Ballkoni sheh nga veriperëndimi i Tiranës me një pamje fantastike mbi kodrat që rrethojne qytetin dhe me kullat ne qendër te qytetit. Pallati eshte i pajisur me 2 ashensorë te bollshëm. Firma e administrimit të kompleksit është shumë serioze dhe i mban hapësirat e perbashkëta në gjendje shumë të pastër.
Ky apartament, falë mobilimit të posaçëm dhe zgjidhjeve praktike, ofron hapësirën e mjaftueshme për 2 persona.
Bëhet fjalë për një designer-apartment ku hapësira eshte shfrytezuar shume mire, duke mundesuar te gjitha komoditetet për një banim të rehatshëm e me stil. Mobilje dhe tekstile shume cilësore te prera me masë posaçërisht për shtëpinë tuaj te ardhshme:
- kondicioner në te dyja dhomat
- punime gipsi, ndricim i përshtatur ne kënde te ndryshme
- grilla ne dhomën e gjumit
- krevat dopjo i bollshëm (190x160)
- dollap rrobash infinit (deri në tavan; ofron shumë hapësirë me rafte të ndara shume mire)
- kuzhinë plotësisht e kompletuar me elektroshtepiake cilësore (lavastovilje, furre, pianurë, enë gatimi etj) - praktikisht cdo gje qe nevojitet per te gatuar
- makine kafe automatike - e bluan kafenë në cast (vështirë të gjesh lokal me pamje më të bukur sesa ballkoni)
- dhoma e ndenjes është pajisur me një divan i cili hapet dhe shndërrohet në 2 vende fjetjeje të bollshme; Smart TV;
- në ballkon do te gjeni nje raft infinit me shumë hapesire (nje mini-depot mund të themi: fshesa e korentit, valixhe etj.); rreth 11m tel për tharjen e rrobave (një ndër shumë inovacione që ofrohen)
- ballkoni gjithashtu eshte pajisur me një tavoline dhe karrige qe ju ftojnë te shijoni nje kafe me pamje.
- banjo e pajisur me lavatrice, tharëse flokësh, WC, kabinë dushi, rafte, varëse rrobash etj.
Pajisje dhe ekstra te tjera qe ofrohen jane: tavolinë dhe hekur per hekurosje, fshesë me korent, kovë dhe lecke dyshemeje, varëse rrobash ne ballkon, çarçafe dhe jorgan etj. Praktikisht, vetëm ejani me valixhen tuaj dhe bëhuni pjesë e lagjes më të re të Tiranës.
Vini Re: Apartamenti nuk është i përshtatshëm për duhanpirës, për familje me fëmijë te vegjël, ose me kafshë shtepiake.
Kohëzgjatja minimale e qeradhënies përbën 6 muaj: parapagim plus 1 muaj garanci. I lirë prej datës 01.04.2026.
Të interesuarit do të priten në dt 22-24 mars personalisht nga pronari.
Cel. : 00355692374395 (preferohet një mesazh i detajuar ne Whatsapp: emri, fillimi dhe kohëzgjatja e qeradhenies, nr i personave)
Location information
Open in maps
address
Rruga Pasho Hysa, Rezidenca Kadiu, Tirane, Shqiperi