Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, jepet me qera, 560€ , 1+1+Ballkon Kati 8 (pamje e hapur) 46 m²








    Tirane, jepet me qera, 560€ , 1+1+Ballkon Kati 8 (pamje e hapur) 46 m²











































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    1 Ali Demi | Tregu Elektrik





    Location Rruga + Nr.



    Rruga Pasho Hysa, Rezidenca Kadiu





    Tipi



    apartament





    Siperfaqja m²



    46





    Nr dhoma



    1+1





    Kati

    Kati

    8





    Cmimi Euro

    560








    **For English text us on WhatsApp**
    **Për transparencë: Apartamenti është ende ne fazën e arredimit nga arkitekti; pas përfundimit do të duket pak më ndryshe sesa në foto**

    Ofroj për qeradhenie mujore apartamentin tim të mobiluar sipas standarteve më te reja. Apartamenti ndodhet ne katin e 8-te (kati i parafundit) i nje kompleksi në perfundim - Shkurt 2026 (Kliko linkun: Rezidenca Kadiu).

    Brenda kompleksit gjenden kafene, dentiste, markete (30metra), berber, etj. Në rrugën kryesore gjenden taksi dhe stacioni i linjës së autobuzit, restorante etj. Liqeni i mrekullueshem i Farkës i cili ju fton të çlodheni; te beni sport apo të shijoni një dreke/darkë pranë ujit, arrihet brenda 15 minutave ecje; "Toptani" arrihet brenda 30 minutave në kembë.

    Apartamenti ka tipologjine 1+1 me nje prerje shume praktike. Ballkoni sheh nga veriperëndimi i Tiranës me një pamje fantastike mbi kodrat që rrethojne qytetin dhe me kullat ne qendër te qytetit. Pallati eshte i pajisur me 2 ashensorë te bollshëm. Firma e administrimit të kompleksit është shumë serioze dhe i mban hapësirat e perbashkëta në gjendje shumë të pastër.

    Ky apartament, falë mobilimit të posaçëm dhe zgjidhjeve praktike, ofron më shumë hapësirë sesa disa apartamente me sipërfaqe shumë më të madhe në Tiranë.

    Bëhet fjalë për një designer-apartment ku hapësira eshte shfrytezuar shume mire, duke mundesuar te gjitha komoditetet për një banim të rehatshëm e me stil. Mobilje dhe tekstile shume cilësore te prera me masë posaçërisht për shtëpinë tuaj te ardhshme:
    - kondicioner në te dyja dhomat
    - punime gipsi, ndricim i përshtatur ne kënde te ndryshme
    - grilla ne dhomën e gjumit
    - krevat dopjo i bollshëm (190x160)
    - dollap rrobash infinit (deri në tavan; ofron shumë hapësirë me rafte të ndara shume mire)
    - kuzhinë plotësisht e kompletuar me elektroshtepiake cilësore (lavastovilje, furre, pianurë, enë gatimi etj) - praktikisht cdo gje qe nevojitet per te gatuar
    - makine kafe automatike - e bluan kafenë në cast (vështirë të gjesh lokal me pamje më të bukur sesa ballkoni)
    - dhoma e ndenjes është pajisur me një divan i cili hapet dhe shndërrohet në 2 vende fjetjeje të bollshme; Smart TV;
    - në ballkon do te gjeni nje raft infinit me shumë hapesire (nje mini-depot mund të themi: fshesa e korentit, valixhe etj.); rreth 11m tel për tharjen e rrobave (një ndër shumë inovacione që ofrohen)
    - ballkoni gjithashtu eshte pajisur me një tavoline dhe karrige qe ju ftojnë te shijoni nje kafe me pamje.
    - banjo e pajisur me lavatrice, tharëse flokësh, WC, kabinë dushi, rafte, varëse rrobash etj.

    Pajisje dhe ekstra te tjera qe ofrohen jane: tavolinë dhe hekur per hekurosje, fshesë me korent, kovë dhe lecke dyshemeje, varëse rrobash ne ballkon, çarçafe dhe jorgan etj. Praktikisht, vetëm ejani me valixhen tuaj dhe bëhuni pjesë e lagjes më të re të Tiranës.

    Vini Re: Apartamenti nuk është i përshtatshëm për duhanpirës, për familje me fëmijë te vegjël, ose me kafshë shtepiake.

    Kostoja e administrimit, energjia elektrike, uji dhe interneti duhet të paguhen nga qeramarrësi.
    Mund t´ju ofrojme nje qera mujore finale duke perfshire te gjitha kostot - sipas dëshirës. Jemi te regjistruar si subjekt me detyrime tatimore ne Shqiperi; marreveshja finalizohet me kontratë noteriale; ofrojmë faturë për pagesat e kryera. Pranojmë kerkesa edhe nga agjensi ndërmjetësuese.

    Kohëzgjatja minimale e qeradhënies përbën 6 muaj: parapagim plus 1 muaj garanci. I lirë prej datës 01.04.2026.

    Të interesuarit do të priten në dt 22-24 mars personalisht nga pronari.

    ***Ju lutem t'i kursejmë kohë njëri-tjetrit: përfshini sa më shume informacione në mesazhet tuaja. Ju lutem lexoni këtë njoftim me kujdes***

    Cel. : 00355692374395 (preferohet një mesazh i detajuar ne Whatsapp: emri, fillimi dhe kohëzgjatja e qeradhenies, nr i personave)

     




    WhatsApp



















    Location information




    Open in maps







    address
    Rruga Pasho Hysa, Rezidenca Kadiu, Tirane, Shqiperi
Working...
X