Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, jepet me qera nga Pronari, apartament 1+1+Ballkon Kati 8, 45 m² 560 € (Rezidenca Kadiu)








    Tirane, jepet me qera nga Pronari, apartament 1+1+Ballkon Kati 8, 45 m² 560 € (Rezidenca Kadiu)

















































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    1 Ali Demi | Tregu Elektrik





    Location Rruga + Nr.



    rruga Pasho Hysa





    Tipi



    apartament





    Siperfaqja m²



    46





    Nr dhoma



    1+1





    Kati

    Kati

    8





    Cmimi Euro

    560








    **For English text us on WhatsApp**
    **Apartamenti eshte ende ne fazen e arredimit nga arkitekti; pas perfundimit do te duket pak me ndryshe sesa ne foto**

    Ofroj per qeradhenie mujore apartamentin tim te mobiluar sipas standarteve me te reja. Apartamenti ndodhet ne katin e 8-te (kati i parafundit) i nje kompleksi në perfundim - Shkurt 2026 (Kliko linkun: Rezidenca Kadiu).

    Brenda kompleksit gjenden kafene, dentiste, markete, berber, etj. Ne rrugen kryesore gjenden taksi dhe stacioni i linjes se autobuzit, restorante etj. Liqeni i mrekullueshem i farkes i cili ju fton të çlodheni; te beni sport apo të shijoni nje dreke/darke prane ujit, arrihet brenda 15 minutave ecje; "Toptani" arrihet brenda 30 minutave ne kembe.

    Apartamenti ka tipologjine 1+1 me nje prerje shume praktike. Ballkoni sheh nga veriperendimi i Tiranes me nje pamje fantastike mbi kodrat qe rrethojne qytetin dhe me kullat ne qender te qytetit. Pallati eshte i pajisur me 2 ashensore te bollshem.

    Bëhet fjalë për një designer-apartment - siç mund te dallohet nga fotot, hapesira eshte shfrytezuar shume mire, duke mundesuar te gjitha komoditetet per nje banim me stil. Mobilje dhe tekstile shume cilesore te prera me mase posaçerisht per apartamentin tone:
    - kondicioner ne te dyja dhomat
    - punime gipsi, ndricim i pershtatur ne kende te ndryshme
    - grilla ne dhomen e gjumit
    - krevat dopjo i bollshëm (160x200)
    - dollap rrobash infinit (deri ne tavan; ofron shume hapesire me rafte te ndara shume mire)
    - kuzhine plotesisht e kompletuar me elektroshtepiake cilesore (lavastovilje, furre, furnelle, ene gatimi etj) - praktikisht cdo gje qe nevojitet per te gatuar
    - makine kafe automatike - e bluan kafene ne cast
    - dhoma e ndenjes eshte pajisur me nje divan i cili hapet dhe shnderrohet ne 2 vende fjetjeje te bollshme; Smart TV;
    - ne ballkon do te gjeni nje raft infinit me shume hapesire (nje mini-depo mund te themi: fshesa e korentit, valixhe etj.)
    - ballkoni gjithashtu eshte pajisur me nje tavoline dhe karrige qe ju ftojne te shijoni nje kafe me pamje unike
    - banjo e pajisur me lavatrice, tharese flokesh, WC, kabine dushi, rafte, varese rrobash etj.

    Pajisje dhe ekstra te tjera qe ofrohen jane: tavoline dhe hekur per hekurosje, fshese me korent, kove dhe lecke dyshemeje, varese rrobash ne ballkon, çarçafe dhe jorgan etj. Praktikisht, vetem ejani me valixhen tuaj dhe behuni pjese e lagjes me te re te Tiranes

    Apartamenti nuk eshte i pershtatshem per duhanpirës, për familje me femije te vegjel, ose me kafshe shtepiake.

    Kostoja e administrimit, energjia elektrike, uji dhe interneti duhet te paguhen nga qeramarresi.
    Ekziston opsioni qe t´ju ofrojme nje qera mujore finale duke perfshire te gjitha kostot. Jemi te regjistruar si subjekt me detyrime tatimore ne Shqiperi; marreveshja finalizohet me kontrate noteriale; ofrojme fature per pagesat e kryera.
    Pranojme kerkesa nga individe privat por edhe nga agjensi ndermjetesuese (komisioni: gjysëm qeraje mujore).

    Kohezgjatja minimale e qeradhenies perben 3 muaj: parapagim plus 1 muaj kapar. I lirë prej datës 01.04.2026.

    Per nje vizite ne prone duke filluar nga data 09.03. na kontaktoni.

    ***Ju lutem na kurseni kohe dhe përfshini sa me shume informacione ne mesazhet tuaja. Ju lutem lexoni pershkrimin tone me kujdes***

    Cel. : 00355692374395 (preferohet nje mesazh i detajuar ne Whatsapp: emri, fillimi dhe kohezgjatja e qeradhenies, nr i personave)

     




    WhatsApp
















    Location information




    Open in maps







    address
    rruga Pasho Hysa, Tirane, Shqiperi
Working...
X