Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Apart/Komplet Kati1 në Vilë / Ndërtes 4-Kat, 160m², kompletuar me objekte reja, Qera 600euro/muaj Rr.Haki Shehu, mbi Fak Ekonomik rreth 150m m








    Me Qera: Apartament/i gjithë kati I, në një Vilë/Ndërtes 4-katëshe, ngjitur me Vilat Amerikane, në Rr."Haki Shehu", ku gjendet edhe Ambasada Turke.
    Vila/Ndërtesa është 1.7 km (15-minuta në këmbë) nga Ura e Lanes/ fillimi i Rr. së Elbasanit. Zona/mikro zona dhe ambjenti përreth Vilës është mjaft e pastër, e qetë, e gjelbëruar dhe me infrastrukturë të sistemuar dhe rregulluar.
    Aksesi me autoveture realizohet nëpërmjet Rr.së Elbasanit, nga nën-kalimi i Xibrrakut (sot rr.Kuvajtit), pasi kthehesh majtas zbret paralel me rrugën e Elbasanit dpranë Ambasadës Turke, dhe vilave amerikane. Ndërsa, në këmbë, tek Vila duke ndjekur krahun/trotuarin e majtë të Rr.së Elbasanit.
    Kati I/Apartamenti: me rifiniture dhe paisje komplet te reja, te realizuara ne muajt e fundit. Në apartament ngjitesh me 5-shkallë të ngritura nga niveli i tokës, me Hyrje më vehte, -me verandë para hyrjes/derës, vazhdon me -një kënd qëndrimi ose para-pritje, i cili është i bollshëm, i mobiluar, me dritë natyrale, pasi komunikon me një ballkon me pamje veri/lindje nga ku është edhe oborri i Vilës.
    Nga para-pritja kalohet në -pjesën e Ndënjes/Sogiorno e cila është e bollshme, me dritë natyrale, e mobiluar me mobilje dhe pajisje cilësore. Pjesa e ndënjes/sogiorno komunikon në mënyrë harmonike me kuzhinën dhe me pjesët e tjera, dhomat e gjumit dhe banjon.
    -Kuzhina është mjaft e bollshme, pasi ka edhe hapësirën e ngrënies. Kuzhina është gjithashtu me dritë dhe ajrosje natyrale, pasi nga kuzhina kalohet në një ballkon të vogel me pamje lindje/perëndim.
    -Dhomat e Gjumit: janë 3-dhoma të mëdha, tek të cilat futesh nëpërmjet pjesës së ndënjes/sogiorno. Dhomat janë të kompletuara me krevate dopio, dollape, komedina, perde etj. Dhomat janë me pozicion lindje/perëndim, njëra dhomë ka edhe një ballkon të vogël.
    Banjo: Kati i parë ka dy banjo, në të futesh nëpërmjet pjesës së ndënjes/sogiorno. Njera banjoja është mjaft e bollshme, me dritë dhe ajrosje natyrale, me të gjitha pajisjet cilësore, përfshirë vaskën dhe pjatën e dushit... etj.
    Apartamenti është me kubaturë të lartë rreth 3m, muret të drejta me suvatime cilësore me ngjyra të hapura. Dashemeja e shtrua me pllaka cilësore ngjyrë bezhë të hapur. Dyert e brendshme prej druri ngjyrë kafe të hapur/në mjaltë. Dritaret dhe dyer-dritare të ballkoneve prej duralumini, dopio–xham, në ngjyrë gri të errët. Apartament me dritë dhe ajrosje natyrale, i bollshëm në të gjitha pjesët e tij, mjaft i pastër, me pajisje dhe orendi cilësore, të pastra dhe solide, të gjitha pjesët janë me kondicioner, i ngrohtë në dimër dhe i fresket në verë, me ujë(selite) dhe drita pa ndërprerje.
    Apartamenti është i përshtatshëm për familje deri me dy fëmijë të rritur (mbi 8-vjeç) ose për dy çifte të rinjsh pa fëmijë (që mund të ndajnë Qeranë) pasi do të ndajnë kuzhinën, sogiornon, ndërsa për banjot ekziston mundësia për banjo të veçanta.
    Vend-Parkim të hapur, për një autoveturë në oborrin e Vilës/Ndërtesës.
    Qeraja mujore: 600 euro €/muaj, jepet për shqiptarë dhe të huaj, kerkohet vlera e 2-muajve si garanci dhe pagesa e muajit parë, jepet për afate më shumë se një 1-vit.
    Adresa:Rr. "Haki Shehu", pasi kalon Fakultetin Ekonomik rrethë 150m, në vazhdim të Rr. Elbasanit, në të majtë ngjitur me Vilat Amerikane, & Ambasada Turke. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    *******************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp




















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X