





(0 komision) Jap me qera apartament 2+1+2+ballkon nga Dajti + 8 dritare Veri-Lindje-Jug me hapesire + parkim me zgjedhje, Ali Demi
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
85
m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati
5
Cmimi Euro
550
€
Jap me qera apartament 2+1+2 85 metra katrore neto. Ka dhe nje post parkimi me pagese shtese 50 Euro. Ka dy banjo, dy dhoma, dhe kuzhinen. Apartamenti eshte i ndricuar me 8 dritare pervec deres se xhamit te ballkonit, me orientim veri-lindje-jug. 3 dritare ne veri ne kuzhine, dera e ballkonit dhe nje dritare ne kuzhine ne lindje, dy dritare ne lindje dhe nje ne jug ne dhomen e madhe, dhe nje dritare ne jug ne dhomen e vogel. Ballkoni ka pamje te lire nga Dajti, dhe gjithashtu dhe dritaret nga lindja. Ka vec nje mur lidhes me komshiun tek dhoma e vogel dhe banjot, dhe komshintje poshte sepse jam kati i fundit, dhe tre faqet e tjera jane bosh.
Pervec elektroshepiakeve tipike si frigorifer, furre, pianure, aspirator, lavatrice, kam dhe lavastovilje dhe tharese rrobash. Kondicioneri eshte ne te tre hapesirat, kuzhine dhe dhoma. Jane te perfshira dhe setet e pjatave dhe te lugeve, batanije, jorgane dhe carcafe per krevatet. Dy krevate nje tek dhe nje dopio me dysheke. Dollapi i dhomes se madhe dhe te vogel dhe mobilja e kuzhines si ne foto.
Apartamenti ndodhet tek kompleksi Mangalem 21, Ali Demi, tek Tregu i Ri Elektrik. Eshte hyrja 3 sa hyn ne kompleks, pa hyre thelle lart. Gjithsesj 5 kate, jane 4 apartamente per kat, per 3 kate, dhe kati i dyte eshte lokal. Ashensori nuk zihet shume se vec 12 apartamente jane, dhe dera poshte eshte me celes.
Apartamenti lirohet ne date 1 Gusht
Cel. : 0693221149
Location information
Open in maps
address
1 Ali Demi | Tregu Elektrik, Tirane, Shqiperi