Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Programe internship-i në union bank

    PROGRAME INTERNSHIP-I NË UNION BANK







    Tirane



    Tipi

    Internship | vend praktike



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / SigurimeInformatike | ProgramimIT | TIK | Informatike EkonomikeJura | DrejtesiMarketingMenaxhimSherbim Klienti





    PROGRAME INTERNSHIP-I NË UNION BANK​Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

    Manaxhimi i bankës dëshiron të ofrojë mundësinë për zhvillimin e programeve të praktikës në disa departamente/degë të Union Bank, për studentët e të gjitha degëve të ciklit Bachelor dhe Master, për një periudhë 1- 3 mujore.

    Praktika mund të kryhet në Degët e Union Bank dhe/ose në Departamente të ndryshme pranë Zyrave Qendrore. Programi do të mundësojë njohjen e funksioneve kryesore si dhe përfshirjen e studentëve në praktikë në disa prej proceseve të thjeshta të degëve/departamenteve ku ata do të angazhohen.

    Union Bank angazhohet maksimalisht për tju ofruar studentëve mundësine e njohjes se një sistemi financiar duke i përfshirë në procese apo projekte specifike, nga ku ata mësojnë, zhvillojnë njohuritë e tyre dhe njëkohësisht bëhen pjesë e një skuadre.

    Pas përfundimit të programit të praktikës, duke vlerësuar përkushtimin dhe performancën e tyre, studentet pajisen me Vërtetimin e ndjekjes së praktikës dhe Certifikatën përkatëse.

    Studentët që janë të interesuar për të ndjekur këto programe, duhet të dërgojnë brënda datës 16 Gusht 2024 në adresën [email protected], dokumentat e mëposhtëm:

    Jetëshkrim (Cv)
    Vertetim nga shkolla
    Kopje e skanuar e ID
    Union Bank është gjithmonë në kërkim të talenteve të reja, ndaj nëse vlerësimet janë pozitive, ekziston mundësia që praktika të përmbyllet me punësim.

     




    Apply


    WhatsApp

















    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X