Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Costumer Care ( Sherbim Klienti ) online

    Tirane, ofroj vend pune Costumer Care ( Sherbim Klienti ) online





















    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Autostrada Tr.-Dr.





    Tipi

    me orar te plote





    NJOFTIM PËR POZICION VAKANT

    Pozicioni: Customer Care

    Kompania: Ecosoft

    Vendndodhja: Zyrat Qëndrore Ecosoft Albania
    Autostrada Tiranë-Durrës, km 12, përballë Citypark

    Ecosoft, lider në trajtimin dhe filtrimin e ujit, kërkon të punësojë një pjesëtar të ri në ekipin e tij, në pozicionin “Customer Care”.

    Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës:

    Personi që ne kërkojmë duhet të jetë i/e motivuar dhe i/e dedikuar për të kontribuar në skuadrën tonë të shërbimit ndaj klientëve. Ky pozicion është ideal për ata që kanë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe një interes në ofrimin e zgjidhjeve të avancuara për trajtimin e ujit.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Të ofrojë mbështetje dhe informacion për klientët në lidhje me produktet dhe shërbimet tona të trajtimit dhe filtrimit të ujit, nëpërmjet telefonatave, email-eve dhe kanaleve të tjera të komunikimit.
    Të zgjidh shqetësimet dhe pyetjet e klientëve në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të filtrimit të ujit.
    Të menaxhojë dhe të ndjek kërkesat e klientëve, duke u siguruar që ato të plotësohen në mënyrë efikase dhe profesionale.
    Të bashkëpunojë me ekipin teknik dhe departamentet e tjera, që klientët të marrin shërbimin dhe suportin që kërkojnë.
    Të ruaj dhe përditësojë informacionet e klientëve në sistemet e Ecosoft.

    Kualifikimet e kërkuara:

    Aftësi shumë të mira komunikimi.
    Të njoh mirë paketën “Microsoft Office”.
    Njohuri të mira të kompjuterit dhe sistemeve të menaxhimit të informacionit.
    Shkathtësi për të kuptuar dhe shpjeguar aspekte teknike të trajtimit dhe filtrimit të ujit.
    Të jetë i/e organizuar dhe të ketë aftësi për të punuar në një ambient të shpejtë dhe dinamik.
    Njohja e gjuhës angelze ose e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
    Eksperienca në industri të ngjashme përbën avantazh.

    Ofrohet:

    Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme në fushën e trajtimit të ujit.
    Ambient i këndshëm dhe mbështetës në punë.
    Pagë konkurruese dhe bonuse mbi shitjet.

    Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi dhe plotësoni kriteret e lartpërmendura, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në adresën e email-it [email protected]

    Kontaktet:
    Ecosoft
    Zyrat Qëndrore Ecosoft Albania
    Autostrada Tiranë-Durrës, km 12, përballë Citypark
    +355 67 40 40 503
    [email protected]

    Cel. : +355 67 40 40 503

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X