Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune punonjes Ekonomiste/Financiere

    Tirane, ofroj vend pune punonjes Ekonomiste/Financiere







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Komuna Parisit | Kristal Center





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Ekonomist-Financier/e



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Rafin Company shpk themeluar në vitin 2015, është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile, industriale, dhe infrastrukturë.

    Pozicioni Punes: Ekonomiste/ Financier/e

    Departamenti: Financë

    Vendndodhja: Tirane​


    Përmbledhja e Pozicionit: Ekonomiste/ Financier/e ndjek nga pikëpamja financiare dhe monitoron projektet dhe raportimet që lidhen me projektet qe kompania operon. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Krijon dhe ndjek raportin e shpenzimeve të projekteve. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara etj.

    Detyrat


    Ndjek dhe monitoron projektet dhe raportimet që lidhen me to
    Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
    Rakordon dhe kontrollon llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme në mënyrë periodike
    Deklarimet e ndryshme online DPT (libra blerje, shitje, tvsh, tatim burim, sigurimet) etj
    Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje;
    Mban kontabilitetin e kompanise (blerjet shitjet, arka,banka)
    Rakordon dhe kontrollon llogaritë furnitore,
    Ndjek procesin e inventarit të Aseteve si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik për asetet e shoqërisë;
    Ndjek procesin e inventarit Fizik të materialeve të para si dhe përgatit Analizën Kontabël /Fizik të artikujve të magazinës;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitar në programet e studimit Financë/Kontabilitet.

    Kualifikime të tjera:


    Të ketë minimumi 3-5 vjet eksperiencë në profesion;
    Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit
    Të jetë i aftë të punojë pa/ose me pak supervizim;
    Të ketë iniciativë, të jetë komunikues, të punojë mirë në grup dhe nën stres;
    Të jetë i orientuar për të ndjekur problemet dhe për të arritur zgjidhjen përfundimtare;
    Të zotërojë programin Navision si dhe të ketë njohuri të mira të programit Financa 5;
    E preferueshme njohja e gjuhës angleze;
    Eksperiencë e mëparshme pune në kompani ndërtimiështë favorizuese
    Shënime

    Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në emailin

    [email protected]

    Afati i dorëzimit: 30.09.2024

     




    Apply
Working...
X