Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune ARKITEKT ZBATIMI

    Tirane, ofroj vend pune ARKITEKT ZBATIMI





















    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Blloku





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Arkitekture



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Dimension HR po kërkon të rekrutojë profesionistë për pozicionin vakant Arkitekt Zbatimi për një kompanitë të mëdha të specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industrial.



    Përmbledhja e Pozicionit:

    Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materiale



    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin në lidhje me projektin;
    Koordinimi dhe zbatimi i projektit;
    Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
    Sigurohet që materialet e dhëna për zbatim të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit;
    Përgjegjës mbi menaxhimin dhe azhornimin e projekteve dhe ecurisë/historikut të tyre në serverat dhe folderat e projektit në intranet;
    Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
    Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
    Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
    Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
    Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe kryen plotësimet e nevojshme për kantierin sipas nevojës;
    Ndihmon në programimin e proceseve të punimeve ndërtimore dhe arkitekturore, bazuar në grafikun e përgjithshëm të punimeve;
    Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
    Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
    Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
    Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve dhe kujdeset për azhornimin në kohë të projekteve përpara zbatimit.
    Leximi i projekteve tip, plansistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimeve teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit;
    Njohja me zbatimin, projektin në terren, si dhe strukturën e kompanisë në tërësi dhe të projektit në vecanti;
    Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
    Përpilimi i detajeve ekzekutive të projektit të zbatimit, sipas udhëzimeve të eprorëve;
    Zbërthimi dhe Vizatimi i detajeve tip;
    Vizatimi I elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
    Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës për punimet e rifiniturave;
    Lexon projektet e vilave tip, plansistemimit të përgjithshëm, infrastrukturës, specifikimet teknike dhe gjithë elementet e tjerë të projektit;
    Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve;
    Përgatit vizatimet e detajeve tip, të elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
    Mbajtje kronologjisë së dorezimit të projekteve, ndryshime apo projekte në dorëzim të vazhdueshëm nga palë të treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurinë e projekteve dhe problematikat përkatëse për zgjidhje;
    Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga supervizori i tij.


    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në programin e studimit Arkitekturë.

    Eksperiencë: Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit



    Aftësitë:


    Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike;
    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
    Aftësi për të punuar në skuadër;
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.



    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «Arkitekt Zbatimi»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!




    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.


    Cel. : 0674647484

     




    Apply


    WhatsApp

















    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X