Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Dekoll kërkon Menaxher shitjesh per eksport (Terreni)


    Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.

    Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, deKoll kërkon të punësojë Menaxher Shitjesh Eksporti terreni per Kosoven, Maqedonine dhe Malin e Zi .

    Kandidati do të punojë me kohë të plotë, dhe sipas planit te punes ka për të qenë në lëvizje për të realizuar takime bazuar në një axhendë ditore të parapërcaktuar. Kandidati i kërkuar do të mbajë përgjegjësi për gjetjen e klientëve të rinj si dhe duhet të sigurojë ruajtjen e klientelës ekzistuese.

    Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
    - Të zotërojë kualifikime universitare në fushën ekonomike, menaxhimit të biznesit..
    - Të ketë patur eksperinece ne shitje.
    - Të jetë i i rregullt, serioz, i shkathët, ambicioz dhe të ketë aftësi të mira komunikimi.
    - Te kete njohuri te gjuhes angleze.
    - Të jetë i pajisur me lejë drejtimi të klasit B .
    - Pranohen edhe kandidate qe jane me banim ne Kosove.


    Dërgoni CV në adresën [email protected]
    Apliko
Working...
X