Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi për Objekte Civile.

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi për Objekte Civile.







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Ndertimi



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të një Inxhinier Ndërtimi për Objekte Civile.

    Roli dhe Përgjegjësitë:

    Përpilon dhe kontrollon të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash per situacion, akte piketimi e kontrolli etj;
    Suport teknik gjatë gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standartet dhe lehtësuar certifikimin e punimeve në fazën e dorëzimit të objektit;
    Mban përgjegjësi për detajimin e saktë të preventivit duke përfshirë të gjithë zërat e domosdoshëm me specifikimet përkatëse për të vijuar me kalkulimet për koston e objektit;
    Detajon preventivin e objektit, dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme realizimin e tyre;
    Vlerëson nevojat dhe problemet për cështjet teknike që kërkojnë zgjidhje për mbarëvajtjen e punimeve;
    Identifikon risqet kryesore në realizimin e projektit dhe i raporton tek eprorët;
    Përgatit raporte ditore, javore,mujore me problematika dhe ecurinë përkatese;
    Kontrolli i materialeve që do të përdoren në objekt (nga ana sasiore);
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

    Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Përvojë pune minimumi 3 vjet si Inxhinier Ndërtimi;
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh;
    Të përdorë programet komputerike: Microsoft Office, Project, Autocad;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese;
    Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve;
    Të ketë patentë te klasit B.
    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433

    * Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë një periudhë prove një mujore

    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X