Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Magazinier/e Durres Plazh (dyqani i ri)

    Magazinier/e Durres Plazh (dyqani i ri)







    Durres Plazh



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Magazinier/e



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Magazinier/e Durres Plazh.
    Departamenti: Operacional
    Vendodhja: Durrës Plazh.

    Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
    -Të kontrollojë procesin e marrjes në dorëzim të produkteve dhe faturave shoqëruese sipas procedurave dhe standardeve të kompanisë;
    ​Përgjegjësitë kryesore:

    Kontrollon mallrat e marra në dorëzim dhe sigurohet që ato përmbushin standardet e cilësisë dhe kanë pamje të shkëlqyer për tu nxjerrë në shitje;
    Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
    Organizon kontrollin e furnizimeve;
    Kontrollon shpërndarjen dhe dokumentimin e porosive. Mban shënimet e nevojshme në librin e porosive;
    Kontrollon aksesin në ambjentin e magazinës;
    Përgatit dhe dërgon mallrat në magazinën qendrore;
    Përgatit dhe rifreskon tabelën e mallrave të disponueshme në magazinë;
    Kontrollon kthimin e porosive tek furnitorët;
    Kontrollon magazinimin e paletave dhe pakove në ambjentet e magazinës;
    Kontrollon mbajtjen pastër të ambjentit, monitoron temperaturën në magazinë;
    Sigurohet për mbarëvajtjen e punës në departament sipas rregullave dhe manualeve të sigurisë;
    Monitoron procesin e punës në përputhje me standartet HACCP-së gjatë marrjes në dorëzim të mallrave;
    Kualifikimet​Kërkesat:
    a. Edukimi: Të kete kryer studimet e mesme.
    b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete experience pune te ngjashme.
    c. Kualifikime të tjera:

    Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
    d. Aftësi të tjera:

    Aftësi për të punuar në skuadër;
    Aftësi për të komunikuar furnitoret;
    Shënime​Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X