Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri
i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë,
sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes
Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Arkëtare/Kasiere.
Përgjegjësitë e pozicionit:
Kryen regjistrimin e çdo blerjeje të klientit dhe paisjen e klientit me faturën tatimore;Mban përgjegjësi për kuadrimin e arkës në turnin e vet;Mirëmban dhe raporton skadencat në raftet e përcaktuara nga menaxheri i marketit;Mirëpret dhe përcjell çdo klient në market me buzëqeshje dhe mirësjelle;Detyra të tjera shtesë në përputhje me pozicionin, të caktuara nga menaxheri i marketit.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Minimumi 1 vit eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;Njohje të programit Financa 5;Aftësi shumë të mira komunikimi;Aftësi të menaxhimit të kohës dhe stresit;Ndershmëri, besueshmëri dhe integritet;
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin 0697006528.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
AplikoWhatsApp