Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune MENAXHER TEKNIK




    Dimension HR për një nga kompanitë më të mëdha në vend që prodhon dhe tregton pije freskuese jo-alkoolike po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
    MENAXHER TEKNIK

    Menaxher Teknik ndihmon drejtorin e prodhimit ne menaxhimin duke perfaqesuar mbeshtetje ne planifikimin strategjik nepermjet propozimeve te programeve (Mirembajtje & Investim) per te siguruar funksionalitetin e linjave rritjen e efikasitetit ,me qellim realizimin e obiektivave te prodhimit dhe reduktim te kostove.

    FUSHAT KRYESORE TE PERGJEGJESISE:
    · Menaxhimi në mënyrë optimale te projekte (Vendosjen, instalimin dhe fillimin e punes se makinerive të reja dhe / ose pajisjeve të blera për procesin e prodhimit) duke i kushtuar vëmendje të veçantë në respektimit te afatet kohore të percaktuara, kostove dhe cilësisë përfundimtare të punës së kryer
    · Përgjegjës për parregullsitë që hasen në sektorin qe mbulon, dështimi për të arritur objektivat e caktuara të departamentit
    · Studimi dhe analizimi për të identifikuar zgjidhjet teknike për të rritur sinergji në mes të projekteve të ndryshme.
    · Kryen analizen e shkakut lidhhur me defekteve dhe riparimeve te makinerive të përfshira në procesin e prodhimit, së bashku me pergjegjesit mirembajtjes dhe proposon programe permiresimi
    · Analizon ne bashkepunim me Menaxherin e mirembajtjes situaten aktuale te linjave dhe propozon bugetin e mirembajtjes si dhe investimet e reja te cilat do te garantojne aritjen e objektivave Analizon ne kohe reale koston e mirëmbajtjes
    · Raportime periodike tek Drejtori i prodhimit si dhe dakortesia per zbatimi e programeve te përmirësime
    · Garanton drejtorin lidhur me kontrollin e aktiviteteve teknike
    · Bashkëpunon me Menaxheren e Sigurise Ushqimore për krijimin, menaxhimin, përditësimin, përmirësimin procedurave te mirembajtjes , Sigurimit teknik dhe Mjedisit.
    · Përgjegjës për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të energjisë, identifikon veprimet, ndërhyrjet, procedurat dhe çdo gjë tjetër që nevojitet për të nxitur përdorimin racional të energjisë.
    · Bashkëpunon në përcaktimin paraprak të punonjësve përgjegjës për menaxhimin e emergjencave parandaluese.
    · Ndihmon ne përgatitjen e vlerësimit të rrezikut ( Identifikimi i rreziqeve, vlerësimi i riskut dhe marrja e masave për parandalimin e tyre në bashkëpunim me menaxherët e funksioneve)
    · Të punojë me menaxherin e Shendetit dhe Sigurise ne Pune që të marrë masat e nevojshme për të parandaluar zjarret dhe evakuimin e vendeve të punës, si dhe për cdo rrezik tjeter serioz dhe të menjëhershëm.
    · Bashkëpunon në përditësimin e masave parandaluese në lidhje me ndryshimet organizative dhe produktive, evoluimin e teknikës së parandalimit dhe ndryshimet në dispozitat përkatëse ligjore për sigurinë dhe mjedisin.
    · Ruan dhe përmirëson motivimin dhe profesionalizmin e punonjësve duke u dhënë atyre qëllimet dhe detyrat, duke promovuar kompetencë profesionale dhe vlerësimin e rezultateve.



    Kerkesat e punes lidhur me Njohurite, Eksperiencen dhe Aftesite:
    · Diplomë Universiteti në deget inxhinierike si Elektrike/Elektronike/mekanik
    · Min 4 vite përvojë pune e preferueshme në prodhimin.
    · Eksperience ne menaxhimin e prodhimit, mirembajtjes dhe sigurise teknike te personelit.
    · Aftesi shume te mira komunikimi.
    · Aftesi te larta operacionale.
    · Aftësi të koordinoje disa funksione, te menaxhoje projekte dhe te arrije rezultate.
    · Njohuri të mira të gjuhës italiane dhe / ose angleze.

    Aftësitë teknike:
    · Aftësi të shkëlqyera, njohuri dhe përvojë në kryerjen e mirëmbajtjes parandaluese.
    · Njohja e sigurisë elektrike.
    · Njohja e PLC dhe logjikës shkallë dhe kontrollet.
    · Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.
    · Njohja dhe përdorimi i aplikacioneve software teknike.
    · Aftësitë per identifikimin e difekteve te pajisje të mirëmbajtjes


    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «MENAXHER TEKNIK»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!




    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

    Apliko

Working...
X