Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Lushnje, ofrohet vend pune: Menaxher Logjistike LUSHNJE

    Lushnje, ofrohet vend pune: Menaxher Logjistike LUSHNJE







    Lushnje



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    MenaxhimMenaxhim strategjik | Drejtues



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Shoqeria "ADG" shpk (Lufra), pjesë e grupit "LUFRA FOODS", qe prodhon dhe shpërndan produktet me te njofura si : produktet e bulmetit "Lufra", "Tido", "Tradita", "Beneta" dhe uji "Dukat Water".
    Gjithashtu ne jemi edhe distributorë ekskluziv te produkteve të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: produktet e bulmetit "Cremona", "Bonizzi","Nom", "Bylmeti" lengjet e frutave "Jaffa Champions", birra "Estrella Damm", pijet alkoolike si: "Heymans", "Komos Tequila", pijet "The London Essence" e shume produkte te tjera qe do te behen pjese e portofolit tone.

    Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Lushnjes, kërkojmë të punësojmë: Menaxher logjistike.

    Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

    Detyrat kryesore:

    Planifikimi dhe optimizimi i route. Nderton “route” eficente qe te miniminizojë kohen dhe koston e dergimit te porosive;
    Ndjekja e flotes dhe monitorimi. Monitoron me ane te GPS per te ndjekur levizjet dhe performancen e mjeteve, kujdeset qe mjetet perdoren ne menyre efektive dhe te sigurt;
    Menaxhimi porosive. Rishikon vazhdimisht procesin e porosive per t’u siguruar qe porosite jane pergatitur ne rregull dhe dorezuar ne kohen e duhur;
    Raportimi. Ndjek dhe raporton dergesat e porosive ne kohe. Ndjek konsumin e mjeteve ne baze te raportit te dakortesuar dhe performancen e shoferave;
    Menaxhimi i kostove. Arkivon dhe perpunon te dhenat mbi kostot e transportit, duke perfshirë: karburantin dhe pagat e shoferave duke punuar gjithmone ne optimizimin e tyre;
    Koordinimi. Koordinon me magazinen, mirembajtjen dhe shitjen qe te sigurojë mbarevajtje te mire te operacioneve;
    Menaxhimi i inventarit. Ndjek stokun, skadencat dhe distributimin e produkteve ne te gjitha magazinat e shoqerise;
    Supervizimi stafit. Eshte pergjegjes per: trajnimet dhe menaxhimin e stafit te magazinave dhe shofereve qe ka ne varesi, duke perfshire ketu: rregullimet e orareve/turneve, vleresimet e performances dhe sigurohet qe stafi te jete i trajnuar per operacionet dhe procedurat;
    Kontrolli i cilesise. Sigurohet qe magazinat te jene ne gjendje te mire dhe kontrollon proceset e cilesise per te shmangur demtime ose humbje;
    Buxheti. Menaxhon dhe kontrollon buxhetin duke u kujdesur qe te mos e tejkalojë ate;
    Pajisjet dhe ndertesa. Rishikon dhe kujdeset per mirembajtjen e mjeteve te magazines (pirun, transpaleta etj) qe te jene ne gjendje te mire pune;
    Implementimi teknologjise. Shfrytezon sistemet e menaxhimit ne menyren me te mire qe te permiresojne korrektesen e proceseve dhe raporteve;
    Koordinimi me shitesit dhe furnizuesit. Koordinon me furnizuesit dhe kompanite e transportit qe te siguroj pranimin dhe dergimin ne kohe te mallrave.
    Kualifikimet e kandidatit:

    Eksperiencë punë te paktën 3 vite në pozicione të ngjashme;
    Njohje e mirë e paketës Microsoft Office;
    Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze;
    Të ketë aftesi organizative dhe koordinimi;
    Të jetë i komunikueshem dhe i aftë të punoje në grup.
    Preferohen kandidate qe kane vendbanim ne qytete si : Lushnje, Fier, Berat dhe zonat perreth.
    Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: [email protected] ose kontaktoni ne nr e telefonit +355 69 707 3674.

    Cel. : 069 707 3674

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected] | www.lufra.al
Working...
X