Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Mirembajtje

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Mirembajtje







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Selite | Kodra e Diellit





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim





    Përshkrimi​ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
    Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të percjelle një ndikim pozitiv kudo.
    Detyrat​
    Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit dhe zbaton atë në objektiva për stafin;
    Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj;
    Inspekton njësitë e hotelit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke berë shënimet përkatëse në database;
    Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara;
    Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të hotelit;
    Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri;
    Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes;
    Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi;

    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
    Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes;
    Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’;
    Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
    Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët;
    Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup;
    Shënime​Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X