Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Megatek, ofron vend pune Kordinator Logjistike

    Megatek, ofron vend pune Kordinator Logjistike







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Autostrada Tr.-Dr.





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience









    MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

    Koordinator llogjistike

    Qëllimi i Pozicionit: Koordinon punën në llogjistikë

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Koordinon punën për lëvizjen e mjeteve nën administrimin e Megatek, me qëllim mbarëvajtjen dhe plotësimin e nevojave për lëvizje për të gjithë departamentet e Megatek.
    Harton raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit për cdo makinë të kompanisë dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara të konsumit.
    Kryen të gjitha procedurat e nevojshme me kompanitë e sigurimit në rast aksidentesh të makinave të kompanisë apo makinat e klienteve që mund te kenë dëmtuar pronën e Megatek.
    Duhet të ndjek me përpikmëri trajnimin për rregullat e sigurimit teknik dhe firmosjen e formularëve përkatës brenda datës 01 të çdo muaji pasi kordinatori i logjistikës është përgjegjës për zbatimin 100% të rregullave për mbrojtjen dhe shëndetin në punë të punonjësve.
    Monitoron dhe siguron, në bashkëpunim me departamentin e mirëmbajtes, funksionimin e sistemit të fikjes së zjarrit dhe angazhohet në trajnimet që lidhen me përdorimin e fikseve të zjarrit.
    Është pjesë e organizimit të procesit të evakuimit të stafit në rast emergjencash dhe siguron që sistemi është në funksionim të plotë.
    Koordinon pajisjen, transferimin apo zhvendosjen në mënyrë të autorizuar të Aseteve fikse të Shoqërisë dhe monitoron në mënyrë sistematike për arritjen e objektivave të vendosura.
    Pjesë e inventarit vjetor të aseteve fikse.
    Se bashku me specialisten e trajnimeve ben organizimin e trajnimit vjetor nga Kryqi I kuq për ndihmën e shpejtë.
    Kontrollon dhe ndjek pajisjen me licensa respektive stafin e sharrës(departamenti I Drurit), stafi I magazines (licensat e pirunit), stafin e mirëmbajtjes (pajisjet elektrike) etj.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

    Edukimi: Diplomë Univeristare, preferohet dega Administrim biznes
    Eksperiencë pune: Preferohen minimalisht 1-2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.

    Aftësitë:

    Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
    Të jete i dobishëm dhe i sjellshëm.
    Të ketë komunikim profesional
    Procedura e Aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dorëzoni CV të detajuar :

    me e-mail: [email protected] ose Kontakt nr. 069 60 82 318

     




    Apply


    WhatsApp














    MEGATEK S.A - Autostrada Tirane-Durres, Km 7
    [email protected] | +355696082318
Working...
X