Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Operator telefonik (depo farmaceutike)

    Operator telefonik (depo farmaceutike)





















    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent shitje | Menaxhim shitje



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Operator telefonik (depo farmaceutike).
    Qëllimi i Pozicionit:
    Marrja përsipër e përgjegjësive për garantimin e komunikimit gjithëpërfshirës me klientin për realizimin e shitjeve përmes marrjes së porosive, komunikimit të ofertave, dëgjimin e ankesave apo kërkesave si dhe koordinimin me të gjitha strukturat e brendshme për zgjidhjen deri në shterim të problematikës së përcjellë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe ruajtja e gjithë normave të mirësjelljes dhe komunikimit me klientin në të gjitha rastet.

    Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
    - Përvojë të mëparshme në pozicion të ngjashëm preferohet kryesisht ne farmaceutike; ose te pakten 2 vite ne magazine
    - Të ketë përfunduar studimet e larta, të paktën niveli Bachelor, studimet në shkencat e natyrës përbën avantazh.
    - Njohja e gjuhës angleze apo dhe gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
    - Orientim në përdorimin e paketës MS Office dhe sistemet për menaxhim biznesi, njohja
    e programit NAV përbën avantazh.
    - Aftësia për t’u përballur me pengesat dhe gjetur zgjidhje të arsyeshme. Durim dhe sistematicitet për të ruajtur komunikimin gjithëpërfshirës me kientin. Ndërtim i marrëdhënieve efektive me bashkëpunëtorët e brendshëm. Aftësia për të përballuar me sukses situatat e pazakonta të krijuara nga mangësitë apo problematikat e caktuara.

    Jeni te lutur te dergoni cv tuaj ne adresen e [email protected] ose na kontaktoni ne numrin e telefonit +355 69 7050 551.
    Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

    Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X