Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Pirunist (Me licence pirunisti)

    Tirane, ofroj vend pune Pirunist (Me licence pirunisti)







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Punetor | Ndihmesa





    Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
    Alumil Albania Shpk është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionin e meposhtem:

    Pirunist (Me licence pirunisti)​1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Transportimi-zhvendosja e materialeve të nevojshme, produkteve nga ose drejt sektorit të ekstrudimit

    Kujdeset për ngarkimin e prokateve (kolonave) në ngarkuesin e presës.
    Transporton telarot me profilet sipas nevojave, si edhe transporton telarot me profile me dimensione të veҫanta përsa i përket gjatësisë në drejtim të vendeve të destinuara për etapa të tjera të prodhimit.
    Është Përgjegjës për largimin e skrapit, të grezave dhe të depozitave nga vendi i prodhimit drejt fonderisë.
    Markon me aparatin e “barcode” telarot e transportimit të profileve nga presa.
    Ndihmon sektorin e mirëmbajtjes për transportimin e pjesëve të këmbimit si edhe aksesorëve të ndryshëm drejt vendit të sektorit të ekstrudimit.
    Transporton pjesët suportuese të matricave (bolster), si edhe materiale konsumi për presën kur është e nevojshme.
    Është Përgjegjës për funksionimin normal dhe për mirëmbajtjen e makinave ngritëse-transportuese (pirun).
    2. Kualifikime/Kërkesa:
    Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:

    a. Edukimi:
    Arsimi Baze i detyrueshem, preferohet me arsim te mesem

    b. Eksperiencë pune:
    Eksperienca për drejtues makinash ngritëse-transportuese për të paktën 2 vite me diplomën përkatëse.

    c. Kualifikimetë tjera:
    -E deturueshme Licence pirunisti
    - Aftësi për të përdorur makina të ndërlikuara ngritëse-transportuese.
    - Njohuri të shkëlqyera për drejtimin dhe komandimin e makinave ngritëse-transportuese si edhe vendit të punës të sektorit të ekstrudimit brenda dhe jashtë tij.

    3. Kompania Ofron:
    -Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi
    -Leje Vjetore (Kater Jave Kalendarike)
    -Festat Zyrtare pushim
    -Pune nga e Hena deri te Premten (nese punohet te Shtunen-Ore Shtese)
    -Page te Trembedhjete
    -Shperblim bazuar ne performance
    -Mbulim privat shendetesor falas
    -Paga paguhet dy here ne muaj e gjitha e deklaruar ne tatime nepermjet bankes

    4. Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: [email protected], brënda datës 30-08-2024 ku dhe te Specifikojne dhe Pozicionin per te cilin Aplikojne.
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

    Cel. : +355688021790

     




    Apply


    WhatsApp














    ALUMIL-ALBANIA Shpk

    Autostrada Tiranë – Durrës, km 7
    T. +355 48 240 230/1/2
    M. +355688021790
    F. +355 48 240 234/5/6
    E. [email protected]
Working...
X