Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Marangoz

    Tirane, ofroj vend pune Marangoz







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Marangoz | Mobilje | Punime druri



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    Njoftim për Punësim nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore e ICONIC HOME.

    ICONIC HOME, një ndrmarreje lider në fushën e punimeve në dru dhe marangozisë për sa i përket cilësisë, shpall hapjen e tre pozicioneve të punës për t'u bashkuar me ekipin tonë në zhvillim. Jemi në kërkim të individëve të apasionuar dhe të përkushtuar për artin e punimeve në dru, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në krijimin e veprave të jashtëzakonshme dhe të personalizuara për klientët tanë.

    1. Specialist i Punimeve në Dru

    Paga: 200,000 ALL/muaj
    Kërkesat: Të ketë përvojë të konsiderueshme në fushën e punimeve të komplikuara në dru, njohuri të thelluara teknike dhe aftësi për të menaxhuar projekte të ndryshme simultanisht, gjithashtu duhet të kuptojë projekte komplekse arkitektonike pa shpjegime dhe të punojë me të gjitha materialet e përdorura për arredim.
    2. Nxënës Marangoz

    Paga: 75,000 ALL/muaj ku 1 muaj është provë. Dhe në varësi të aftësisë për të mësuar rritet në mënyrë eksponenciale.
    Kërkesat: Pa kërkesa për përvoje paraprake. Ky pozicion është ideal për ata që janë në fillimet e karrierës së tyre dhe dëshirojnë të mësojnë zanatin e marangozisë.
    Orari i Punës: E Hënë deri E Shtunë, nga ora 8:00 deri në 16:30. Me orë shtesë vetëm në raste kur ka arredime nëpër qendra tregtare dhe objekte biznesi. Koha e drekës është nga 12:00 deri në 12:30.

    Pushimet Zyrtare: Të gjitha pushimet zyrtare janë pushime për kompaninë, vetëm në raste të jashtzakonshme ndodh e kundërta.

    Pushimi Vjetor: 21 ditë (3 javë), të cilat duhet të merren ndaras dhe me njoftim një muaj përpara.

    Udhetime Zyrtare: Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të udhëtojnë për punë në vende të ndryshme të Europës,
    me një pagesë prej 150 euro/ditë pune dhe të gjitha shpenzimet e përfshira nga kompania.

    Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne e tyre dhe një letër motivimi në adresën e email-it të mëposhtëm, duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë. Ne mirëpresim anëtarët e rinj në ekipin tonë dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen e ICONIC HOME. Aplikantët duhet të kuptojnë që nuk janë të përshtatshëm në qoftë se nuk kanë eksperiencë apo nuk dinë të bëjnë 1 proces pune do të eleminohen nga kualifikimi per vendin e punës.

    Dërgoni aplikimet tuaja në: [email protected]
    Nr. Telefoni: 0693196242

    Faleminderit për interesin tuaj në ICONIC HOME.

    Cel. : 0693196242

     




    Apply


    WhatsApp
Working...
X