Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2018 dhe është një nga kompanitë lider që operon në biznesin e hotelerisë në Tiranë.
Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant, Lift Steak & Rooftop Bar dhe zinxhirin Opa Greek Street.
REVO Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.
Nje nga restorantet tona Salt Restaurant po kerkon:
Front Desk Manager
DETYRAT:
Përcaktimi dhe zbatimi i objektivave dhe procedurave të recepsionit.Kujdesi për ankesat dhe pyetjet e mysafirëve dhe ofrimi i një shërbimi cilesor ndaj klientit.Sigurimi që tavolina e pritjes dhe zona e pritjes të mbahen të pastra dhe të organizuara.Mbikëqyrja e stafit dhe e të gjitha aktiviteteve, duke përfshirë rezervimet, takimet, telefonatat dhe email-et.Vëzhgimi dhe matja e performancës së stafit të recepsionit.Marrja e telefonatave, kryerja e rezervimeve dhe verifikimi i rezervimeve ekzistuese.Sherben si ure lidhëse midis Menaxherit të Pergjithshem dhe punonjësve të recepsionit.Menaxhimi i te gjitha rezervimet duke u siguruar që ekipi po i përpunon të gjitha kërkesat me saktësi.Asistimi ne rekrutimin dhe trajnimin e stafit, për të siguruar nje fuqi punëtore të aftë dhe te motivuar.Udhëheqja, monitorimi, motivimi dhe frymëzimi i ekipit, duke ofruar udhëzime dhe mbështetje.Rishikimi i kerkesave për uniformë dhe gjetja e uniformave të reja, nëse është e nevojshme.Sigurimi që ekipi të jetë i veshur siç duhet dhe të projektojë një imazh profesional në çdo kohë.Prodhimi i raporteve mujore për të siguruar që menaxheri të marre informacionin e duhur në menyrë të saktë dhe në kohën e duhur.Rishikimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të mirëseardhjes.Zgjidhja e problemeve të mysafirëve shpejt, me efikasitet dhe me mirësjellje.Kryen rregullisht takime me personelin dhe kujdeset per cdo kërkesë të grupit, duke i transmetuar ato te Menaxheri i Pergjithshem.Sigurimi që punonjësit të jenë në çdo kohë të vëmendshëm, miqësor, të dobishëm dhe të sjellshëm me të gjithe mysafirët.Kujdesi ndaj sherbimit delivery.Zgjidhja e situatave problematike ne menyren me te mire dhe me te shpejte.
Kërkesat e profilit
Diplomë Bachelor në hoteleri ose të ngjashme.Eksperience e meparshme si Përgjegjës Recepsioni.Minimumi 2 vjet eksperiencë ne Recepsion, Front Desk.Kuptimi i mirë i procedurave dhe praktikave në industrinë e mikpritjes.Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të kohës.Aftësia për të ofruar shërbim cilesor ndaj klientit.Aftësi të mira drejtuese dhe trajnimi.Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel dhe Word.
Nëse dëshironi të beheni pjesë e skuadrës REVO Hospitality Group, jeni te mirëpritur te kontaktoni ne numrin 0697079300 ose të dorëzoni CV tuaj në adresën e email-it: [email protected]
Departamenti i BNJ
Mob: 069 70 79 300
Email: [email protected]
AplikoWhatsApp