Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor Departamenti, QTU (Food, Non-Food, Drinks, Bazzar)

    Supervizor Departamenti, QTU (Food, Non-Food, Drinks, Bazzar)







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 QTU | Kashar | Casa Italia





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Supervizor





    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë dhe Kroaci me afërsisht 5’200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Supervizor Departamenti, QTU (Food, Non-Food, Drinks, Bazzar)
    Departmenti: Operacional.
    Vendodhja: QTU, Tiranë.
    Përmbledhja e Pozicionit: Roli i Supervizorit të Departamentit është të asistojë dhe ndihmojë Menaxherin e Departamentit në të gjitha proceset ditore të punës; Njeh shumë mirë dhe zbaton në mënyrë strikte të gjitha procedurat dhe rregullat e brendshme të kompanisë përsa i përket produkteve, higjienës, standarteve të punës, etj.
    Detyrat​Përgjegjësitë kryesore:

    Zbaton procedurat e brendshme për prezencën e uniformës së punës. Siguron higjienën personale në punë dhe përdorimin e paisjeve të sigurisë (kapele, dorashka, bluza, këpucë, etj.);
    Zbaton procedurat e brendshme për sigurinë dhe shëndetin në punë duke u kujdesur për veten, kolegët dhe klientët;
    Zbaton procedurat e brendshme për higjienën në vendin e punës: siguron që produktet janë sipas standarteve të higjienës, pastron raftet dhe mban pastër ambientet e punës, kontrollon temperaturën e produkteve/banakut;
    Pranon, vendos dhe sistemon produktet në zonën e caktuar të departamentit në magazinë sipas standarteve të kompanisë;
    Përgjegjës për prezencën e të gjitha produkteve në department: nxjerr produktet nga magazina dhe vendos në rafte sipas familjeve të tyre, duke zbatuar principin “FIFO” (i pari brenda, i pari jashtë);
    Kontrollon datat e skadencës dhe prezencën e përkthimeve të produkteve, informon Supervizorin/Menaxherin e Departamentit për çdo problem me produktet;
    Informon Supervizorin/Menaxherin e Departamentit nëse produktet mungojnë në dyqan dhe magazinë;
    Siguron që çmimet janë korrekt, ndryshohen në kohë dhe janë të ekspozuara mirë për klientët;
    Siguron që të gjitha shenjat dhe tabelat informuese janë të ekspozuara mirë për klientët dhe të vendosura në vendet e duhura;
    Njeh në menyrë të shkëlqyer artikujt e katalogut dhe artikujt e tjerë në promocion;
    I shërben klientit në mënyrë të shkëlqyer dhe duke buzëqeshur. Nëse është e nevojshme i jep klientit informacionin shtesë (origjina e produkteve, cilësia, përgatitja e produkteve për konsum, etj.); Informon Menaxherin për ankesat e marra nga klientët;
    Zbaton me përpikmëri oraret e punës ditore/javore/mujore;
    Informon Menaxherin e drejtpërdrejtë për problemet në departament dhe propozon zgjidhje të mundshme;
    Merr pjesë në inventaret e dyqaneve;
    Merr pjesë në projektet lidhur me operacionet e dyqaneve;
    Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Menaxheri i drejtpërdrejtë duke zbatuar rregullat e sigurisë në punë.
    Kualifikimet​Edukimi: Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme.
    Eksperienca: Eksperienca në shitjet me pakicë është avantazh.
    Kualifikime të tjera: Kualifikime shtesë për shërbimin e klientëve janë avantazh.
    Kompetenca personale:

    Aftësi për të punuar në skuadër;
    Aftësi për t’iu shërbyer klientëve;
    Aftësi për të ngritur pesha;
    Kujtesë e mirë, saktësi dhe vëmendje tek detajet.
    Shënime​Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    Afati i dorëzimit: 30/07/2024
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X