Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Agjent Rezervimi

    Agjent Rezervimi







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Agjent udhetimi/Turistik





    VAS GROUP i themeluar në vitin 1994. operon në të 11 vendet e Ballkanit duke ofruar shërbime nga A në Z, përfshirë “meet & greet”, transferta në aeroport, autobus në dispozicion, guida eskortë, hotele, restorante, muze, atraksione të veçanta, etj.

    Aktualisht jemi në kërkim të personave energjikë për t’iu bashkuar ekipit tone në rritje, në pozicionet e mëposhtme:

    Agjent Rezervimi - Incoming Department
    Detyrat e Agjentit të Rezervimit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

    Pranimi, bërja, dhe ndjekja me përpikmëri e rezervimeve nëpërmjet telefonit, emailit apo platformave të tjera të komunikimit për (hotele, guidë, mjet transporti, restorant, muze, atraksione turistike, aktivitete, takime, etc) sipas programit të përcaktuar dhe deleguar.
    Paraqitja të dhënave në sistemin operativ të kompanisë.
    Respektimi rigoroz i deadline në përgjigje (ndaj klientit dhe furnitorit) sipas organikës së brendshme të kompanisë.
    Këshillues dhe orientues ndaj klientit për çdo paqartësi që mund të ketë gjatë procesit të konfirmimit apo të rezervimit .
    Update i vazhdueshëm dhe në kohë tek klientët për situatën e rezervimeve dhe përgjegjës për zgjidhjen e situatave problematike që mund të krijohen në rezervim.
    Mbajtja e komunikimit profesional dhe dinamik me klientët dhe me furnitorët nëpermjet email, telefon apo çdo mënyrë tjetër komunikimi përgjatë orarit normal të punës si edhe në kushte emergjence jashtë saj.
    Përgjegjës për ekzekutimin e saktë komercial të një oferte (dërgim proformë/invoice ndaj klientit) dhe përmbledhjen e pagesave të klientëve përpara check-in.
    Përgjegjës për ekzekutimin e saktë të kontratave për secilin operim (me furnitorët) dhe ndjekja me departamentin e financës deri në likujdimin e saktë të tyre.
    Respektimi i deadlines për mbylljet e grupeve në sistem.
    Raportim ditor/ javor/ mujor mbi punën dhe problematikat tek Drejtuesi i Departamentit.
    Maksimalizimi i përdorimit të inovacioneve, softeve operative, kanaleve të komunikimit që kompania vë në përdorim.

    Kualifikimet​
    Diploma Universitare (me preferencë degët e Shkencave Ekzakte ose Gjuhët e Huaja).
    Njohje dhe zotërim i mirë i gjuhës Angleze (kjo është me detyrim) dhe Arabe. Gjuhet e tjera perbejne avantazh.
    Eksperienca në turizëm përbën avantazh.
    Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
    Të ketë pasion për industrinë.
    Të jetë costumer-oriented.
    Të mund të punojë në mënyrë të pavarur dhe të jetë i/e aftë të marrë vendime të shpejta e të sakta në varësi të situatave që krijohen në rezervim.
    Të jetë përdorues/e dhe mirëpritës/e i ndryshimeve teknologjike.
    Të ketë etikë pune dhe të dijë të punojë si pjesë e një skuadre.
    I/e hapur ndaj ndryshimeve dhe të adaptohet shpejt me ritmin dinamik të ndryshimeve në zyrë.

    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
    Ju lutem dërgoni me email dokumentet tuaja të aplikimit në adresën [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni.
    Afati i fundit për aplikim është data 20 Korrik 2024.
    Vetëm kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen.

     




    Apply
Working...
X