Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Punëtor në Repartin e Qeramikës

    Shqiperi, ofrohet vend pune Punëtor në Repartin e Qeramikës







    Shqiperi



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Selite | Kodra e Diellit





    Tipi

    me orar te plote





    Agi Kons Sh.P.K është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

    Aktualisht ne po kërkojmë Punonjës në fushën e qeramikes dhe të ftojmë të bëhesh pjesë e stafit tonë duke na kontaktuar në format e kontaktit të listuara më poshtë.

    Detyrat

    Transporti i lëndës së parë (dherave) dhe përzierja e tyre.
    Përgatitje e lëndës së parë Qeramikës.
    Filtrimi dhe presimi i materialit me anë të makinerive.
    Asistencë specialistëve në faza të ndryshme të punëve.
    Kualifikimet


    Mosha e kërkuar mbi 18 vjec.
    Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt.
    Të respektojë kolegët dhe të zbatojë të gjitha detyrat e ngarkuara me rigorozitet dhe brenda afatit të caktuar.
    Shënime

    Trainim i posaçëm me pagesë nga specialistët për pozicionin e punës.
    Ambient miqësor pune dhe pagë e kënaqshme.
    Mundesi rritje profesionale.
    Mundesi promovimi brenda grupit.
    Të interesuarit për cdo informacion të mëtejshëm janë të lutur të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontaktit: 068 40 52 085.

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    Kontakt: 068 40 52 085 / 068 40 16 639
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

     




    Apply


    WhatsApp

















    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X