Shërbim Klienti (në zonën e arkës) - Degës Lushnjë
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës: Siguron një shërbim të shkëlqyer klienti duke ofruar informacion të plotë dhe cilësor, duke këshilluar dhe shpjeguar klientët lidhur me paketat dhe produktet bankare që plotësojnë më së miri nevojat e tyre. Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash dhe jo-cash, duke siguruar proçesim të saktë dhe efiçent për klientët. Përgjegjësitë kryesore: · Siguron që klientët të përfitojnë shërbimin e kërkuar në kohë dhe me cilësi të lartë në përputhje me rregullat dhe procedurat e Bankës dhe ruan konfidencialitetin e informacionit; · Qëndron i informuar në lidhje me gamën e produkteve, paketave e shërbimeve të ofruara nga Banka dhe i pershtatë ato sipas nevojës së klientëve; · Vepron me ndershmëri, objektivitet dhe kujdes në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të ngarkuara në përputhshmeri me politikat dhe direktivat e bankës; · Është përgjegjës për administrimin dhe përpunimin e cash-it në arkën personale, përfshirë hapjen, mbylljen sipas Manualit të Arkës si dhe sigurohet të realizojë objektivat individualë të lidhur me shitjen dhe shërbimin ndaj klientit, · Siguron që të gjitha transaksionet e hedhura në sistem të janë të njëjta me dokumentacionin justifikues përkatës. Profili i kërkuar: · Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërveprimi në grup; · Aftësi për tu adaptuar shpejt ndaj ndryshimeve; · Eksperienca të mëparshme në shitje si dhe ne trajtimin e cash-it mund te perbejne avantazh, por jo kusht për përzgjedhjen;
Diploma Universitare nuk është domosdoshmeri për këtë pozicion;
· Proaktiv, kurioz dhe dëshirë për të mësuar; · I përgjegjshëm, i vëmendshëm, Integritet i lartë personal. · Aftësi të mira analitike; · Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterike. Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në dhe Letër Shprehje Interesi në adresën e-mail: [email protected] Afati i aplikimit: 23 Janar 2024
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
Apliko