Ahead Creative, ahead.al, është një agjenci marketingu dhe komunikacioni, me më shume se 8 vite në treg. Me një staf të pasionuar dhe të kualifikuar, Ahead Creative është e përkushtuar ndaj klientëve të tyre, për të rritur vizibilitetin, të ndërtojnë markën, dhe të arrinë sukses në një mjedis të konkurrencës së lartë.
Titulli i pozicionit: Videographer/ Editor
Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për konceptimin, rregjistrimin dhe redaktimin e përmbajtjes së videos të përshtatur për platforma të ndryshme të mediave dhe mediave sociale.
Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
Bashkëpunon me ekipin e marketingut për të kuptuar nevojat e përmbajtjes dhe mesazhet e markës.Kryen xhirime, video për klientët (Instagram, YouTube, Facebook, TikTok) media dhe web, duke siguruar standarde prodhimi me cilësi të lartë.Monton videot e shkurtra dhe të gjata për ndikim optimal tek audienca.Qëndron i/e përditësuar mbi tendencat e industrisë dhe algoritmet e mediave sociale për të optimizuar performancën e përmbajtjes.Menaxhon pajisjet dhe siguron disponueshmërinë e burimeve të nevojshme për prodhimin e videove
Punëdhënësi mund t`i caktojë punëmarrësit edhe përgjegjësi e detyra të tjera (qe janë te ngjashme me detyrat e mesipërme) përvec atyre të parashikuara, bazuar në nevojat e kompanisë.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
Aftësi shumë të mira kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve.Diplomë e arsimin e lartë.Përvojë e dëshmuar si videograf me një portofol personal.Aftësi në programet e redaktimit të videove (p.sh., Adobe Premiere Pro).Njohuri për tendencat aktuale të mediave sociale dhe praktikat më të mira.Aftësi të forta krijuese.Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese të kohës.
Përvoja
+5 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
Të interesuarit të aplikojnë në [email protected] ose 0697017079
AplikoWhatsApp