Ahead Creative, ahead.al, është një agjenci marketingu dhe komunikacioni, me më shume se 8 vite në treg. Me një staf të pasionuar dhe të kualifikuar, Ahead Creative është e përkushtuar ndaj klientëve të tyre, për të rritur vizibilitetin, të ndërtojnë markën, dhe të arrinë sukses në një mjedis të konkurrencës së lartë.
Graphic Designer
Titulli i pozicionit: Graphic Designer
Qëllimi i Pozicionit: Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e konceptimit dhe realizimit të kreativës dhe grafikës në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruar
Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
Kontribuon aktivisht me sugjerime tek Menaxheri i Projektit/Klienti në lidhje me kreativa të ndryshme. Krijon dhe prezanton kreativ.Hulumton tregun dhe azhornohet çdo ditë me zhvillimet më të fundit në lidhje me produktet ekzistuese dhe ndryshimet e kërkesave të Klientëve. Azhornohet me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin publicitar.Harton, prezanton dhe ekzekuton kreativa të ndryshme publicitare në kohën dhe cilësinë e kërkuar nga Menaxheri i Projektit/Klienti.Garanton komunikim të vazhdueshëm me Menaxherin e Projektit/Klientin që nga fillimi deri në perfundimin e një kreative me qëllim realizimin 100% të kërkesës së tij/Klientit.Garanton përkthimin e synimeve të Menaxherit të Projektit/Klientit në strategji kreative.Vëzhgon, kopjon dhe redakton materiale publicitare për të garantuar përpuethshmërinë e tyre me kërkesat e Menaxherit ëe Projektit/Klientit.Grumbullon dhe kategorizon informacion në lidhje me kreativat që zhvillojnë Agjenci të ndryshme. Ndjek lëvizjet e konkurentëve i kthen ato në veprime të Agjencisë me qëllim ruajtjen dhe zgjerimin e Klientelës.Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.Garanton saktësinë e materialeve të prodhuara në nivel përpuethshmërie me kërkesat e Menaxherit të Projektit/Klientit në anën konceptuale dhe vizuale.Kujdeset për anën drejtshkrimore të materialeve duke njoftuar Menaxherin e Projektit/Klientin.Mbikqyr dhe garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
Punëdhënësi mund t`i caktojë punëmarrësit edhe përgjegjësi e detyra të tjera (qe janë te ngjashme me detyrat e mesipërme) përvec atyre të parashikuara, bazuar në nevojat e kompanisë.
Aftësitë dhe Kualifikimet:
Aftësi shumë të mira kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve Paketa Adobe Suite. ( 2 D dhe video)Diplomë e arsimin e lartë, arsimimi pas universitar përbën avantazh.Kreativiteti në mënyrë të natyshme për të gjetur zgjidhje kreative në një situatë biznesi.Aftësi për të identifikuar alternativa të ndryshme nga metodat dhe qasjet tradicionale.Të mësuarit praktik dhe Përthithja dhe aplikimi i informacionit të ri në lidhje me punën, duke marrë parasysh normat dhe kompleksitetin përkatës.
Përvoja
+5 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
Të interesuarit të aplikojnë në [email protected] ose 0697017079
Cel. : 0697017079
AplikoWhatsApp