S & D Invest është pjesë e Shoqërisë AGIKONS SH.P.K
S & D Invest është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
Kompania po kërkon për të punësojë Inxhinier Ndërtimi;
Pershkrimi I Pozicionit:
Inxhinier Ndertimi do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e njësive të banimit, ambjenteve publike, ambjenteve në bashkëpronësi, strukturave dhe sistemeve të instaluara sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.
Detyrat;
Planifikon planin e punës së ekipit dhe supervizon zbatimin e tij.Regjistron të dhënat e inspektimeve në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e realizuara dhe raporton me raporte te Eprori.Realizon ruajtjen e të dhënave elektronike dhe fizike sipas procedurave të kompanisë.Inspekton njësitë e banimit dhe realizon riparimet e nevojshme.Harton listat për furnizimin me materiale.Realizon kontroll të inventareve sipas procedurave të kompanisë.Monitoron dhe kontrollon sistemet mbrojtjes nga zjarri.Kontrollon mirembajtjen e fasadave.Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara.Përgatit rregulloren e Sigurimit Teknik, kontrollon zbatimin e saj.Mirëmban dhe riparon ambjentet e brendshme të ndërtimit.Miremban pajisjet elektroshtepiake të ambjentëve të dhëna me qera.Inspekton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e garazhdeve.Përgatit raportet e aktiviteteve që zhvillon kompania për banoret e rezidencave. Inspekton mirembajtjen e kunetave dhe kanalizimeve.Realizon vlerësimin e performancës për stafin në varësi dhe zhvillon trajnimin e tyre.Në bazë të rezultatit të performancës jep vleresimet monetare për stafin apo masat disiplinore.
Kualifikimet;
Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e Inxhinierisë.Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes.Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office''.Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike,etj.Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës.Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët.Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup.
Ambient miqësor punePagë deri ne 120.000Mundesi rritje profesionale.Mundesi promovimi brenda grupit.
Knadidatët e interesuar lutem të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e E-mailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin e interesuar.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh.P.K
E-mail: [email protected]
Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apliko