Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Shërbimi Klienti

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Shërbimi Klienti







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Sherbim KlientiShitese | Kasiere



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    me dhe pa eksperience







    Po kërkoni një mundësi për të ndërtuar karrierën tuaj në shitje dhe ju pëlqen të punoni me projekte kreative?

    FM Reklama është një kompani e cila operon në tregun e komunikimit vizual, reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale, po kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm dhe proaktiv në rolin Specialist/e Shërbimi Klienti.

    Ky pozicion është ideal për personat të cilët kanë aftesi të mira teknike dhe vizuale.

    Cili është roli i Specialistit të Shërbimit të Klientit?


    Kujdeset për klientët ekzistues si dhe identifikon klientë të rinj duke i ofruar informacionin e duhur për gamen e produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron;
    Dëgjon me vëmendje kërkesën e klientit dhe jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme;
    Ofron informacionin e duhur duke i prezantuar klientit gamën e produkteve dhe shërbimeve në dispozicion;
    Negocion dhe mbyll shitjen duke arritur një marrëveshje me klientin;
    Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera duke ndjekur të gjitha proceset e punës deri në finalizimin e projektit;


    Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e lart në degët: Inxhinieri (të ndryshme), Administrim Biznes, Marketing.


    Aftësitë që të bëjnë një kandidat/e ideal për këtë pozicion:


    Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbal dhe të shkruar);
    Aftësi shumë të mira analitike dhe vizuale si dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
    Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike;
    Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.
    Person me integritet, i përkushtuar dhe fleksibël ndaj punës;
    Me dëshirë për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht në këtë industri.

    Kualifikime të tjera të rëndësishme:


    Njohuri të mira në përdorimin e paketës Office;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
    Përbëjnë avanatazh kandidatët të cilët kanë njohuri rreth programeve financiare, CRM, ERP.


    Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të perfituar përvojë praktike dhe për të ndërtuar karrierën tuaj në një industri dinamike si ajo e komunikimit vizual! Apliko tani!

    Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresen e emailit [email protected] brenda datës 10/06/2024. Për më shumë informacion kontaktoni në nr. e telefonit +355 67 200 5985

     




    Apply


    WhatsApp

















    FM Reklama sh.p.k
    Prush, Tiranë

    [email protected]
    +355672005985
Working...
X