Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitjesh -HORECA

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitjesh -HORECA







    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    11 Vore





    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Menaxhim strategjik | Drejtues



    Gjuha

    anglishtitalisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Përshkrimi i Punës:

    Lotus B2B pjesë e Alkos Group, Distributori Ekskluziv per tregëtimin e markave të njohura ndërkombëtare të produkteve profesionale për pastrim dhe higjienë për sectorin HORECA kërkon Menaxher Rajonal Shitjesh.

    Qëllimi i Pozicionit: të mbështesë dhe zgjerojë rrjetin tonë të klientëve në të gjithë Shqipërinë. Detyrat përfshijnë menaxhimin e marrëdhënieve me klientët ekzistues, zhvillimin e strategjive për të tërhequr klientë të rinj dhe sigurimin e arritjes së qëllimeve të shitjeve.

    Pozicioni: Menaxher Rajonal Shitjesh (Sektori HORECA)
    Vendndodhja: Shqipëri
    Tipi i Kontratës: Me orar të plotë
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:


    Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe potencialë; trajtimi i ankesave dhe kërkesave të tyre
    Informimi i klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme, si dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut.
    Vlerëson kërkesat e biznesit të klientit dhe përshtatshmërinë e produkteve për të optimizuar shitjet.
    Hartimi dhe implementimi i strategjive të shitjes për të arritur objektivat e shitjeve.
    Monitorimi i trendeve të tregut dhe aktivitetit të konkurrencës për të përshtatur strategjitë e shitjes në përputhje me ndryshimet në treg.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën e shitjeve.
    Koordinimi i aktiviteteve të shitjes me departamente të tjera, si marketingu dhe logjistika
    Përcaktimi i KPI-ve dhe mbikëqyrja e performancës së ekipit dhe ofrimi i feedback-ut dhe mbështetjes së nevojshme për të arritur qëllimet e shitjes.
    Analizimi i të dhënave të shitjeve dhe përgatitja e raporteve të rregullta për menaxhmentin.
    Menaxhimi i buxhetit të shitjes dhe alokimi i burimeve në mënyrë efektive për të maksimizuar fitimin.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


    Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, ose një fushë të ngjashme.
    Minimalisht 3 vite përvojë pune në një rol të ngjashëm, preferohet në sektorin HORECA.
    Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze (Must).
    Njohuri të mira të gjuhës italiane ( Përbën avantazh).
    Aftësi të mira kompjuterike, veçanërisht në përdorimin e Microsoft Excel.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
    Disponibilitet për të udhëtuar shpesh brenda dhe jashtë vendit.
    Leje drejtimi automjeti e tipi B
    Ofrohet:


    Pagë konkuruese dhe përfitime të tjera.
    Mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë.
    Ambient pune dinamik dhe motivues.

    Shënime

    Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: [email protected]

    *Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

    Ju mirëpresim!

     




    Apply


    WhatsApp

















    ALKOS GROUP ALBANIA
    Import - Export, Distribucion

    Ad.: Rruga e Serave, Fshati Picar, Vorë, Tiranë
    (Autostrada Tiranë – Durrës KM12)
    Tel: +355 44 500 501
    Mob: +355 69 70 53 354
    E-mail: [email protected]
    Web: www.alkosgroup.al
Working...
X