Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik (Termoteknik)

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik (Termoteknik)







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Mekanike | Mekatronik



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience











    Qendra Tregëtare TRC kerkon te punësoje: Inxhinier Mekanik (Hidro dhe Termoteknik)

    Pershkimi i Pergjithshem i Punes:
    Te mbikqyre te gjitha sistemet mekanike te perfshira ne Objektin TRC, si: sistemi kondicionimit,
    sistemi hidro dhe sistemi anti-zjarrit si dhe te kordinoje te gjitha sherbimet mekanike ne funksion.

    Detyrat dhe Pergjegjesite:

    Te planifikoje ,organizoje dhe monitoroje punen e sistemit te kondicionimit , regjimin e punes se paisjeve si kaseta,bs,UTA etj.
    Raport i gjёndjes teknike tё paisjeve mekanike, hartim i grafikut te sherbimeve si dhe kordinim i stafit per zbatimin e tij.
    Te planifikoje ,organizoje dhe monitoroje punen e sistemit hidrik , sistemi sprinkler,sistemi i kullimit ne podrume & taraca.
    Regjimin e punes se paisjeve si pompa zhytes,pompa furnizimi,pompa akumuluese ujrash ,depozita.
    Hartimi dhe plotesimi i P.V ditore per gjёndjen teknike tё tyre.
    Te planifikoje ,organizoje dhe monitoroje punen e sistemit te anti-zjarrit.Regjimin e punes se paisjeve si bombula me CO2,
    pluhur ,shkume apo hidrante.Raport i gjёndjes teknike tё paisjeve si kaseta hidrantesh dhe bombula.Hartim i grafikut te sherbimeve.
    Te monitoroje punen dhe gjendjen fizike te paisjeve hidro sanitare te montuara ne Qendren Tregetare, Zyra,Podrume si dhe Banim.
    Harton dhe pergatit te gjithe zerat e projektit si planimetri ,plan vendosje,liste material, propozon zgjidhjen teknike dhe harton preventivin e punimeve.
    Harton procesverbale fillimi punimesh dhe perfundimi punimesh per projektet e zbatimit te njesive tregetare apo zyra, sigurohet qe keto P.V te fimosen e vulosen sipas grafikeve te punes te percaktuara me pare.
    Krijon kontaktin e pare me klientet e njesive tregetare,institucione shteterore,nenkontraktore qe bashkepunojne me kompanine,si dhe kujdeset qe percillet qarte dhe mire imazhi kompanise.
    Mbledhje e të dhënave, regjistrim dhe krijim i dosjeve përkatëse për secilin Sistem Mekanik si dhe koordinim me dokumentacionet e mepareshme.
    Ndjek procedurat per trajnimin, kualifikim dhe zbatimin e masave te sigurise ne pune.
    Kordinon bashkepunimn me Dep.Mirmbajtjes,Monitorimit teknike,Sigurise per cdo problematike apo pergjegjesi qe nderthuret me keto departamente.
    Dorezon prane eprorit faturat per leximet mujore te BMS te sistemit te kondicionimit, per konsum te energjise elektrike per njesite Tregetare dhe zyra.
    Dorezon prane eprorit faturat per leximet mujore te mates-ve per konsum te ujit te pijshem per njesite Tregetare dhe zyra.
    Dorezon prane eprorit per miratim kerkesat per materiale ,preventiva materialesh ne raste zbatimi projektesh te reja si dhe liste materialesh te instaluara.
    Kujdeset qe te mbaje nje komunikim te mire me stafin e departamentit ,te krijoje nje bashkepunim pozitiv me departamentet e tjere.
    Gjithashtu krijon mardhenie bashkepunuse me administraten TRC.

    Kriteret:

    Te kete perfunduar studimet ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike, (Profili Industri)
    Eksperience minimum 2-3 vjecare ne mirembajtje te sistemeve mekanike;
    Zoterim shume i mire i Autocad ;
    Aftesi shume te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne grup;

    Per te aplikuar per kete pozicion pune ju lutem te dergoni Cv-ne tuaj me fotografi ne adresen [email protected]
    brenda dates 15.06.2024.

     




    Apply











    [email protected] | www.ring.al
Working...
X