Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune inxhinier prokurimesh


    RAFIN COMPANY" sh.p.k kompani ne fushen e ndertimeve te ndryshme (www.rafincompany.com),
    kerkon te punesoje individe energjike, te motivuar, me potencial dhe integritet te larte.

    VEND VAKANT - Inxhinier Prokurimi

    Permbledhje e funksionit
    Eshte pergjegjes per te gjitha aspektet e procesit te blerjeve duke siguruar blerjen e materialeve ne kushtet me te mira, cilesi/ cmim.
    Siguron kryerjen me eficense te procesit te blerjeve per te dorezuar ne kohe materialet te klienti.Ndihmon ne planifikim e buxhetit vjetor te blerjeve te departamentit.

    Pergjegjesite kryesore:

    Ndihmon ne pregatitjen e planit vjetor te blerjeve duke pregatitur planin e kategorive te materialeve qe menaxhon duke u mbeshtetur ne planin e investimeve te klientit,
    I ndare ne zera materialesh dhe sasi perkatese sipas muajve dhe vjetore.Kerkon dhe analizon per perzgjedhjen e duhur te furnitoreve te cileve do ju drejtohet kerkesa per oferte.Kryen me saktesi analize teknike financiare te materialit dhe pregatit kerkesen per oferte.Pergatit analizen krahasimore per ofertat e dorezuara dhe ben propozimet perkatese per furnitorin qe do te perzgjidhet per negocim.Negocion fort me furnitorin per te marre kushte me te mira se ato te paraqitura ne oferte.Pergatit me saktesi setin e dokumentave qe dergohen ne finance si pjese e procesit te pagesave.Ndihmon ne mbledhjen e dokumentacionint tekniko financiar te tenderave dhe ne procesin e pregatitjes se dosjes per tender per tu dorezuar.Ekzekutimi i blerjeve dhe porosive saktë dhe në kohë, me cilësinë më të lartë dhe çmimin më të lirë të mundshëm.Kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gadishmërinë, besimin, prodhimin
    dhe kapacitetet e shpërndarjes, si dhe emri dhe historia e furnitorit.Kontrollon analizen e tekniko financiare te ofertave dhe ndihmon ne pregatitjen e preventivit te plote per tender.Pregatit dhe dorezon ne kohe raportet periodike te blerjeve dhe prokurimeve.Kontrollon analizen e ofertave te shoqerive te transportit dhe aprovon shoqerine transportuese.Dorezon ne kohe raportin per vleresimin e performances

    Detyrat

    Kerkon ne treg per furnitore te rinj dhe rifreskone databasen e kompanise.Ndjek marredheniet me furnitoret, per dorezimin ne kohe te kerkeses per oferte sipas specifikimeve teknike te kerkuara.Ndjek marredhenien me furnitorin dhe sigurohet qe ai te pregatise brenda afatit ngarkesen per dorezim.Koordinon me departamentin e Logjistikes per transportin e materialit per te siguruar mberritjen ne kohe te tij.Detyra te tjera te caktuara.

    Kualifikimet, Aftësitë, Njohuritë, Eksperienca

    Diplome universitare –Inxhinieri Ekonomike ose Inxhinieri Elektrike ose ndertimi.Eksperience ne fushen e menaxhimit te blerjeve dhe prokurimeve.Eksperience minimale ne fushen inxhinierike, projektim ose zbatim.Njohuri shume te mira procedurave te prokurimitNjohuri per furnitoret qe operojne ne fushen ku vepron kompania.Aftesi te punoje ne ekip.Aftesi te organizoje punen dhe te menaxhoje kohen.Komunikues i mire me shkrim dhe verbalNjohje shume e mire te gjuhes angleze, njohja e ndonje gjuhe tjeter perben avantazh

    Te gjithe kandidatet e interesuar dhe qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te ftuar te aplikojne duke derguar CV-ne [email protected] e detajuar ne shqip me foto bashkengjitur.
    Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.
    Apliko
Working...
X